Bileta e ndeshjes midis Skënderbeut dhe Tiranës do të jenë më të shtrenjta për tifozët udhëtues, pasi një vendimi të marrë nga klubi korçar. Dy skuadrat do të ndeshen të shtunën në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” dhe tifozët nga Tirana do të vendosen në tribunën anësore, ku çmimi do të jetë 1000 lekë, aq sa vlen një biletë në tribunën qendrore. Për tifozët vendas, çmimi në anësore do të jetë 300 lekë, çka do të thotë se bardheblutë do të duhet të paguajnë më tepër se trefishin. Drejtuesit e Skënderbeut e kanë përligjur këtë vendim me ngjarjet e ndeshjes së fundit në të njëjtin stadium midis dy skuadrave. Në atë ndeshje, tifozët e Tiranës shkulën stolat, çka vuri në rrezik edhe zhvillimin e ndeshjes ndërkombëtare me Neftchi Bakú, për raundin eliminator të Champions League. Në atë kohë, korçarët i rivendosën stolat në kohë rekord, edhe me ndihmën e tifozëve vullnetarë. Për ngjarjet e ndodhura, Komisioni i Disiplinës vendosi që klubi i Tiranës duhej t’i paguante dëmshpërblimin klubit korçar. Por, klubi i Skënderbeut pretendon se ky dëmshpërblim nuk është paguar kurrë. Çmimi i rin i vendosur vlen edhe si një garanci në rast se tifozët bardheblu kryejnë të tjera akte vandale në stadiumin e Korçës. Ngritja e çmimit nga ana e korçarëve përbën lajm edhe në kuadrin e atmosferës së nxehtë midis dy tifozerive, por në të vërtet nuk është gjë e re, sepse ka ndodhur edhe më parë. Tifozët e Partizanit e paguan më shtrenjtë biletën në ndeshjen kundër Kastriotit në Krujë në fillim të këtij kampionati, ashtu si tifozët e Flamurtarit në Ballsh dhe tifozët e Skënderbeut në Kavajë. Pavarësisht se Skënderbeu e vendos këtë si masë parandaluese për vandalizma të mundshëm, është një situatë që bie ndeshe me rregullat ndërkombëtare të futbollit. Diferencimet e çmimeve për tifozët janë të ndaluara dhe e vetmja masë parandaluese që mund të merret në raste të tilla është reduktimi i numrit të tifozëve udhëtues, deri në 5 për qind të kapacitetit të stadiumit. Ndaj, mund të pritet një ndërhyrje nga FSHF për të rikthyer barazinë për të gjithë tifozët.

ore lerini keto shikoni cdo ndodhe ne lac aty do behete nami veteme qe te rihete vlora sic ja kane bere gjithmon e kane masakruare qe te dle korca dhe tirana kampion dhe kesaj radhe teroristi duka do beje namine te shpetoi tiranene e pleres dhe ska ca te beje sic beri me ate qe kishe dale bylisin gjoja mori masa e luajti bukure lojene besniku i partise me teroristine duka nuk dha asnje denim se ata kishin dale ska squhete denim denim ishte te dergonte ne amatore po do shofim turpin e radhes ne lac
TI MER CUN qe fliske me kaq kopetenca se duka sdo qe te bjeri tirana ku e di ? ke fakte se ndoshta na ndrico dhe ne. Po per nje gje te jesh i sigurt ti more cun vlone qe kur te gjithe ishin kunder jush ( me ballsh, me lac, me korce) vetem tironen kishe ne krahe ne ket e ma men mire se dhe fitut pa u lodhe fare. Te kujtohet si ju lute ballshi? Po laci a te kujtohet? Kshuqe mos fol brockulla se nuk ka lezet. Gjithe te mirat ne ishalla sbini.
keto idjotesira ndodhin vetem ne shqiperi !!! dhe nqs kjo gje ndodhe , personi i cili eshte ideatori i kesaj maskarade do te krijoje nje precedent te pa shoq. gje e shumtut. do ta aplikojne te gjithe klubet ket gje dhe kush e peson ? ne qe duam te ndjekim futbollin. gjithesesi i them ketij debili te klubit te skenderbeut qe tifozat e tirones edhe 100 euro tja bosh bileten do vin ta shofin. besoj e ma men kur lujtem ne sllovaki sa veta ishim. kshuqe nuk na trem cmimi ta ket mire parasysh. o jemi aty ti kenojm, se keto fanatiks midis qytetit o ju kon ardh e do ju vin se sna han …ari per me te bukrin se motrat ne … do ja u … KUR U BONE NE PABUKSAT QE VETEM KUR O FALAS STADIUMI E MUSHIM