5-vjet në NATO dhe “e folura burrash”

anazapta

Jubileu i 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën më të madhe ushtarake në botë e sigurisht me prestigjiozen, atë Atlantike (NATO), është shoqëruar këto ditë me shumë aktivitete, ku ndër më kryesoret kanë qenë ato tek Shkolla e Bashkuar me pjesëmarrjen e kryeministrit, por jo të presidentit (e paqartë: për mustaqet e Çelos apo ato të vetat?!), si dhe ajo tek Pallati i Brigadave organizuar nga Çeloja….me falni, Presidenti Nishani.

Në dyja rastet, janë mbajtur tirada falënderimesh e konsideratash, me atë gjuhën e shpëlarë korteziale, ku të vetmet diferenca kanë qenë ato të nuancave gjuhësore e mesazhuese, ku afërmendsh, kryeministri është ku e ku më lart presidentit, si tregues pa nevojë për debat i një diference të thellë kulturore dhe afirmative.  Më pas, tiradat janë vijuar dhe nga kreu de jure i opozitës Basha, në një tryezë me temë kushtuar Bashkëpunimit Atlantik, derisa radha i ka ardhur Majkos, që pa asnjë kompleks, pa preferuar të masturbohet në publik me shprehje korteziale, ka thënë troç se anëtarwsimi në NATO nuk ka pasur asnjë efekt në politikën e ditës; pra, që nuk ka ndikuar aspak në përmirësimin e punëve të politikës, gjuhës së politikanëve, akteve të tyre, moralit dhe përgjegjshmërisë së tyre.

Përkundrazi, pas futjes në NATO, belatë prej politikës së Tiranës kanë qenë akoma më të mëdha e zullumet po ashtu. Të qenit pranë ose brenda NATO-s, është parë ngushtimisht si një garanci sigurie se mos ma bie në qafë kush; por ithtarët e anëtarësimit janë munduar t`i japin dhe një përmasë sociale të rëndësishme që vjen nga “kufijtë tek thana” që i vihen politikës për të mos rënë në zullum, si dhe tek rritja e prestigjit ndërkombëtar dhe e garancisë për investime.

Në 5 vjet anëtarësim, kemi më së paku 4 të vrarë në një protestë opozitare, një rezultat zgjedhur të vjedhur açik si ato për Tiranën në zgjedhje lokale, një korrupsion me tregues llahtarisht në rritje, e për t`i vënë kapak, një krizë ekonomike që na ka çuar në zgrip. Asnjë armik i jashtëm nuk do na kish shkaktuar bilance kaq të dhimbshme. Ndaj Majko duhet dëgjuar e vlerësuar se ”ka fol burrash”!

Share This Article
12 Comments
  • si nuk flete njeri pere te riture mireqeniene eketij populli apo sua mbane se pere kete jane ne keto poste qe te vrasine shqiptare dhe te bejne karjere si jetojne ato shtete qe jane ne nato dhe si jetojme ne ne mizerje asnje sflete

  • PO PSE ‘burin’MAJKO NUK E PASKE DEGJUAR 23 VJET TI?Gjuhe gazetarije eshte kjo?
    Shqipetaret pikerisht qe kane degjuar burat Majko 23 vjet i kane munguar buRRat per Shqiperi qe ta kishin harruar njehere e mire kafshen Sali.

  • Nuk ke per tu bere kurre gazetar
    nese nisesh thjesht nga lehtesia dhe favori se e ke nje vend bosh ne gazete,
    vend te cilin duhet ta nxish ti, gjoja duke e shkruar…

    Cilido qofte ai, Presidenti eshte Presidenti
    dhe t’i duhet te ndjehesh keq perballe porterit tend moral, EH
    kur kujton se ben ironi me te, me elemente te dukjes dhe natyres se tij…

    Do te ishte me keq,
    nese vete Gazeta Dita, te inkurajon per te qene i tille…
    Eshte tjeter te jesh gaztar i majte apo i djtahte, dhe krejt tjeter te jesh Gazetar.
    Ne te gjithe rastet, eshte me mire, te dhuron qetesi e harmoni me veten, te qenit ne radhe te pare Qytetar i nje shteti e Shoqeria qeverisur dhe inspiruar njerezisht.

  • pa hyre tek Majko dhe “rasti i Natos” kete here;

    githmone shihet se Faktori Superior (lexo i huaj) do na “rregulloje te gjitha punet” e perdoret si mjet garancie per mbeshtetesit dhe presioni per kundershtarin, quhet arritje futja ne NATO – e nje vendi pa Ushtri dhe akoma nuk eshte vendosur Kush na fut/kush na pengon ne Europe. Kur energjia politike dhe manaxhuese e nje qeverie/ parlamenti/ dhe e shoqerise ne teresi shpenzohet ne me-the-te-thashe, Ti dhe Une, Ju dhe Ne, eshte Ekonomia dhe Mireqenia ajo qe e peson.

    5 vjetori i futjes ne NATO, me Soc e Dem, me Minister (dhe pa) me President (dhe pa) nuk eshte asgje me teper se nje Spektakel i Shemtuar; do ndodhe ngahera per sa kohe qe:

    1) Shoqeria nuk u kerkon llogari per Sot, punen e perditshme, Parate dhe Taksat
    2) Media nuk pasqyron realisht ate qe i dhemb popullsise dhe u “bie kokes” Politikaneve me fjalime/takime/ akte televizive pa buke.

  • Eugen Vasili: Si nuk I ke shkruar dy rreshta per ata qe sot jan ne pushtet diten qe Shqiperia do behej antare e NATO ata organizuen demostrata ne vend.Ju po beni rolin e servility e jo te gazetarit.Ju beni ate qe nuk e bejn gazetart e partis ne pushtet.Bashk me nje gazetar tjeter qe vene singlen E.H qe me vjen te vjedh kur e shof o gazetaruca.

  • Shqiperia eshte ne NATO se ka cuar ca djem ne misione ,Eshte jashte Natos se i ka katandisur ushtaraket ne dite te hallit dhe ushtrine sipas kenges popullore …dyfeket lidhur me gjalme ,fisheket ne xhep i mbajne.
    Shpresohet tek napoleon piktori por socialistet nuk jane ndjere ndonjehere kur banditet e Berishes godisnin ushtrine ne parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *