Qëllohet me armë zjarri një person. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet.
I plagosur rëndë i të shtënave ka mbetur shtetasi Agim Visha i cili ndodhet në gjendje e vdekjes klinike pasi ka marrë plumb në kokë.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili është shtetasi Fatos Lika.
Nga hetimet paraprake dyshohet se krimi të ketë pasur si motiv konfliktin e pronësisë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plote të krimit.
