Kuvendi do të heqë nga salla “kompjuterët e Topallit”

anazapta

Kompjuterët e vendosur në sallën e Kuvendit në fund të mandatit të Topallit si kryetare do të largohen prej aty. Kjo çështje  është diskutuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve para Vitit të Ri, nderkohë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, u ka bërë me dije krerëve të grupeve parlamentare se  projekti e-goverment dhe e-parlament, nuk do të pezulohet, përkundrazi, Kuvendi do të nisë procedurat për blerje plotësuese.

Vendosja e kompjuterave u bë në ditët e fundit të mandatit të Topallit, e cila pas publikimit në media të fotove, u mbrojt duke thënë që tenderi është bërë që në vitin 2012 dhe është pjesë e projektit e- parlamentit.

“Kuvendi i Shqipërisë as këto ditë dhe as gjatë vitit 2013 nuk ka bërë as edhe një tender kompjuterash. Çdo gjë që shkruhet në lidhje me këtë është gënjeshtër, keqdashësi dhe mashtrim. Kompjuterët që po instalohen në sallën e Seancave Plenare janë prokuruar (blerë) që në vitin 2012 duke iu nënshtruar plotësisht procedurave të prokurimit publik me tender të hapur, me një konkurencë maksimale dhe garë të ndershme. Projekti e-parlament është një ndër arritjet më të mëdha në fushën e dixhitalizimit të Kuvendit të Shqipërisë”, – tha Topalli në fillim të shtatorit të kaluar. Në fakt është vërtet një pamje e pazakontë për asnjë parlament të botës.

Në asnjë sallë parlamenti deputetët nuk kanë kompjuter përpara, aq më shumë një PC aq të madh sa ata që janë vendosur në sallën e Kuvendit shqiptar. E konceptuar si një vend debati në sallën e një parlamenti është e mjaftueshme teknologjia e votimit dhe mikrofonit për të folur, ndërkohë që deputetët kanë komisionet parlamentare dhe zyrat e grupeve ku mund të përdorin kompjuterat.

1

2

 

3

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *