Email në adresën
[email protected]
Një i ditur i kësaj bote ka thënë se Zoti e ndih një qeverisje, edhe nëse ajo nuk përbëhet nga njerëz besimtarë, por ama mban drejtësi; dhe e kundërta, Zoti nuk e ndih të ketë sukses, nëse nuk udhëhqe me drejtësi, edhe nëse në përbërje ka njerëz që besojnë. Pra është venë kriteri i drejtësisë mbi atë të besimit, si garant i suksesit ose i dështimit! Dhe sipas të diturit, elementi kryesor që e bën një qverisje të padrejtë, është punësimi i njerëzve. Thënë ndryshe, padrejtësia më e madhe është që të emërosh në një punë një person, me motive krejt të tjera veç aftësisë për ta bërë atë punë, duke privuar atë që e meriton vërtet dhe që sigurisht e bën më mirë. Në vizionin qeverisës të Ramës para ardhjes në pushtet, në shpalosjen e programit për Rilindje, zinin vend dhe ca karta morale, ku ndër të tjera ishte ajo e punësimit, sipas parimit “t`i gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën!”. Por a po zbatohet në terren kjo formulë e artë, që ka të bëjë pikërisht me ashtin moral të qeverisjes?! Nuk di të japë ndonjë përgjigje të saktë, por nuk mund të mohohet që vlon një farë zhgënjimi lidhur me punësimet, ku janë dy grupime kryesore: njëri i atyre që thjesht duan një punë, pavarsisht se çfarë, ose me një orientim të caktuar, nisur vetëm nga fakti i angazhimeve militante; dhe tjetri i përbërë nga njerëz vërtet të aftë e të përgatitur nga ana profesionale, që edhe pse votues të së majtës më 23 qershor, u mungon angazhimi prej militantësh.
