Vdekja e shqiptarit Ilia Kareli në burgjet greke, pasi që dhe ai vrau një gardian grek – siç është thënë, për një arsye tejet njerëzore siç është shuarja e mallit për prindin , nënës në këtë rast – ka provokuar dhe njëherë rizgjim të ndjenjave irrituese me sfond nacionalist, deri diku krejt të justifikueshme. Sepse është fjala për Greqinë, një vend ku sigurisht nuk duhen futur të gjithë me një thes, por që segmente të ndryshme të shoqërisë së saj, nuk e kanë problem ta shkruajnë në ballë se i urrejnë shqiptarët. Dhe fort madje.
Mjaft të sillet në vëmendje teksti i një kënge ushtarësh që përbetohen për të eksperimentuar anatomikisht në një prej linjave të industrisë fasone, duke shfrytëzuar zorrët tona për lidhëse këpucësh; ndërkohë që jo këngë a vargje, por asnjë lloj etiketimi pezhorativ nuk ekziston në gjuhën e shqiptarëve për fqinjët e tyre greke. Ekzistojnë denoncime për këtë apo atë akt, për këtë apo atë sjellje, për këtë apo atë ves, por kurrsesi shënjestrime fyese që ndjellin urrejtje nacionale. Nga ana tjetër, duhet marrë në konsideratë fakti se dhe mes mijëra shqiptarëve që kanë zgjedhur të punojnë e jetojnë në Greqi, jo të gjithë kanë qenë engjëj apo të gjithë djaj; por kjo kurrsesi për të përligjur aktin e rëndë e tashmë të provuar të marrjes së jetës me të rrahura kafshërore të një të burgosuri.
Dhe ky është momenti më delikat, ku nuk dallohen më kufijtë që ndajnë emotiven nga logjikja e ku në emër të së parës mund të ndërmerret çdo lloj budallallëku që shenjtëroret si akti i lartë patriotizimi apo thënë ndryshe si reagimi ndaj një padrejtësie. Fjala është pikërisht për aktin krejt arkaik të djegies së flamurit të një kombi, siç ndodhi dje para ambasadës greke në Tiranë, nga ca të rinj krejt anonimë, ku ai më kryesori, krejt i panjohur, foli para dy mikrofonave, në emër të….nuk u mor vesh! Flamuri është simbol i një kombi dhe një komb është shumëpërmasor. As i një shteti nuk është para se të jetë i një kombi. Dhe sipas kodeve të luftës, flamujt nuk digjen, por rrëzohen ose ngrihen, në rast humbjeje apo triumfi. Flamuri grek nuk përfaqëson vetëm ata gardianë pa zemër që bën të ndalë zemra e një të burgosuri shqiptar; flamuri është i çdokujt që e ka atë si shenjë identitare e krenarie, që jo domosdo është vrasës e shqiptarofob. Paramendoni si mund të jenë ndjerë shumë grekë, përfshi dhe ata të minoritetit këtu në Shqipëri, kur kanë parë t`u përzhitet flamuri i tyre për një ndodhi ku jo të gjithë kanë gisht në të. Ka plot forma të tjera për të reaguar ndaj një të keqeje, për të ndikuar në rregullimin e një ngërçi mes shtetesh apo popujsh, por djegia e flamurit të tjetrit nuk futet tek këto.
Ajo është thjesht shenjë e një pafuqie për ta ndryshuar një realitet, në mos një dëshirë edhe e pandërgjegjshme për ta mbajtur gjallë një frymë urrejtjeje të ndërsjellë. Për ta zbritur këtë qasje tek urtësia e popullit, riti i djegies së flamujve në emër të urrejtjes nacionale për diçka, duket se është e formës: “Kur nuk ke çfarë i bën gomarit, i bie samarit!” / E.H.

Ketu behet fjale qe vete shteti Grek te zbatoje ligjet qe ka vendosur.
A e dini se per te njejten veper penale nje Shqipetar denohet 2 here me shume se nje Grek, dhe kalvari pastaj vazhdon edhe ne vendet e vuajtes se denimit, me lejet e te burgosurve, vizitat e gjithe te tjerat.
Eshte njelloj si tek ne ne kohen e monizmit, kur gjykata e denonte, per te njejten veper penale nje “armik te klases” dyfishin e denimit qe denohej nje qytetar i thjeshte.
Ky i shkreti ka bere nje akt deshperimi qe mund te quhet “kamikaz”, cfare mendon ti, se ai nuk e dinte se do ta vrisnin pas atij veprimi qe beri.
E pra, ne kete gjendje psikologjike cohen Shqipetaret ne Greqi.
E cfare kishte bere i shkreti, nje vjedhje ordinere, per te cilen nje Grek do te ishte denuar 7 vite, do bente 4 apo 5 e do kishte dale.
Keshtu eshte problemi or mik, prandaj protesta me e mire qe mund te beje nje qytetar Shqipetar ndaj ketij realiteti eshte.
BOJKOT MALLRAVE GREKE.
1. BANKAT TIRANA, ALFA, EMPORIKI E GJITHE TE TJERAVE.
2. AMC, VODAFONE.
3. PAKETAT KARELIA SLIMS
4. PIJET AMITA
5. PATATINAT LAYS
E GJITHE TE TJERAVE QE NUK ME VIJNE NDER MEND TANI.
KJO ESHTE PROTESTA ME E MIRE.
O Arben trapi po 700000 shqiptare ne Greqi ti abandonojme? Te ngrihesh ne proteste se u vra nje kriminel nderkohe ketu vriten,aksidentohen,vidhen ngujohen,ngelen pa drita,uje pune mijra e mijra njerez,kjo po eshte kulmi I zgjuarsise shqiptare.
SHQIPETARET NE GREQI I KA MBAJTUR DHE VAZHDON TI MBAJNE KRAHET E TYRE OR BYRAZER.
GREQIA KA PERFITUAR DHE PERFITON NGA ATA, CFARE MENDON TI SE I MBAN PER MESHIRE, FSHIJE NGA MENDJA.
GREQIA VETEM SA U KA NGRENE HAKEN ATYRE.
saktë.
Qe te mos i biem as samarit dhe as gomarit, shteti yne le t’i marre ne burgjet e tij per vuajtjen e denimeve.
nuk e di se cili eshte ky autori i shkrimit se vetem me E.H na dalka do thosha enver hoxha po merhumit i ka humbur dhe vula se te ishte gjalle shikonin reagim greket per te tilla gjera. nejse do te dilja te gomari dhe samari. nese zoteria mendon se djegia e flamurit qenka si puna e samarit por ne te njejten kohe na u trishtokan nje numer i madh njerezish athere ky zoteri duhet te kuptoje fare mire se ajo eshte menyra me e mire per te vene sensibilizimin e atyre njerezve qe u dhemkerka djegia e flamurit njesoj si atij pa emer qe foli ne mikrofon iu dhimbs gjaku i bashkeatdhetarit te vet i vrare ne menyre cnjerezore nga punonjesit e taij shteti qe e mban lart ate flamur kur ata duhet te ishin garantuesit e jetes se tij. cfaredo veprimi te kish bere ai. deri ne diten e gjyqit. nese me gjyq ai denohej me vdekje dhe te njesojte me ate te gardianit qe vrau te gjithe nuk do ishim kundra por jo te torturosh njeriun ne ate menyre. as burgjet e merhumit tone sbesoj te kene qene kaq mizore sa ne kete vend “demokrat”. kaq te keqija u paskan bere shqiptaret grekeve ? pyete pak veten dhe shko pas ne histori.. te shikosh se nga keta shqiptare greket festojne 2qind vjetor pavaresi e te tjera. nese ambasadori grek do ishte njerezor te dilte ne shesh te mbronte flamurin dhe shtetin e vet dhe te kerkonte falje ne emer te shtetit per pamundesine e mbrojtjes se jetes te nje te burgosur. po po aty duhet shteti kur mbron dhe ve ligjin dhe tek funderrinat. po si duket kete shtet e paska marre porropia dhe eshte bere vet funderrine. prandaj eshte i vetmi ne rajon qe ka probleme me te gjithe fqinjet qe e rrethojne.
E vleresoj shume kete artikull.
Flamuret digjen ne vendet arabe dhe ballkanit, si pjese e mentalitetit anadollak. E kane filluar djegien e flamureve, palestnezet e vazhduan arabet dhe erdhi edhe ne ballkan, ku serbet, greket, shqiptaret e maqedonasit, sa here gjejne sebepin, djegin flamuret e armiqve te tyre.
Greket, Serbet, Shqiptaret, nuk jane, nuk duhet te jene armiq te njeri-tjetrit.
Pike!!!
Ke shume te drejte byrazer,
A arrihet kjo valle pa kerkuar Serbet falje dhe pa u penduar realisht per ato qe kane bere ne Kosove???!!!!
Si thua ti??!!!!
E njejta gje vlen edhe per Greket per Camet qe i perzune, i vrane e i prene, por edhe per racizmin aktual ndaj Shqipetareve emigrante.
Ata qe djegin flamujt e vendeve te tjera jane qeniet per te peshtira.
Ke shume te drejte,
Njelloj si qente qe dhunojne vellezerit tane ne greqi, vetem sepse jane Shqipetare
Sa rendesi i jepni djegjes se flamurit ,
Asnje nuk e perkrahu djegjen e flamurit , kjo u duk nga pjesmarrja .
Do te ishte me mire te shkruanit me gjate , per dhunimin e vllezerve tane qe punojne ne greqi
Te lumte goja.
o Enea bythaxhia i Greqise nuk jemi ne ata qe i kane rene ne qafe te tjerve por jane ato qeniet e peshtira qe na rrethojne qe na kane rene ne qave qe mbas shekullit te 6 mbas Krishtit o lavir buzuku mylle gojen mos na jip mend………..
10 gardiane te nje shteti “europian”,,, rrahin ne menyre barbare nje te prangosur. E rrahin deri ne vdekje.
2-3 jave me pare, policia e shtetit “fqinj” vret barbarisht 2 peshkatare te paarmatosur dhe i deklaron ata ne trafikante armesh,droge e ku e di une cfare.
Histori pa fund vrasjesh, torturash, shkelje te dinjitetit,,,i shoqeron shqiptaret ne token greke. Te gjithe ata “trima” greke qe kur behen 10 vete,,, i turren shqiptarit te lidhur dhe e vrasin,,,,apo ai “greku i thjeshte” qe ther shqiptarin ne rruge, vetem e vetem se ai i gezohej fitores se kombetares shqiptare kunder Greqise,, kane nje gje te perbashket. Eshte bindja,,,,se duke vrare shqiptarin, mbrojne kryqin e Greqise, mbrojne Greqine dhe shteti grek duhet ti mbroje ata kur vjen tek pergjegjesia ligjore.
Tani vijme tek ato flamujt e Greqise qe na u dogjen nga dikush, para ambasades greke ne Tirane. Policia e zellte shqiptare, do merret edhe me ata, sic do merret drejtesia jone me ekstradimin e shtetasve shqiptare qe u arrestuan javet e fundit per llogari te shtetit “europian” grek. Ata gardianet trima,,,,presin viktimen e radhes. Kete radhe,,,do i dergojme me duart tona atje,,,si ajo fjala e urte me cjapin tek kasapi.
Personalisht, nuk jam i djegjes se flamujve por mendoj se nje shprehje e tille e indinjates, sado qe tregon nje pafuqishmeri ndaj kundershtarit, eshte me e lehte per tu pertypur, sesa djegja apo therja e nje njeriu ne rruge,,,,thjesht se eshte shqiptar ,,,,,apo mos e dhashte Zoti,,,,thjesht se ishte grek.!!!
Kjo shoqeri shqiptare ka nevoje per shtetin e tij, per mbrojtjen institucionale, per ngritjen e zerit te revoltes dhe trajtimit te kesaj teme, ne menyren e duhur. Mosdalja ne skene e shtetit, ben qe individet te marrin ne dore vete, ate qe quhet shprehje e indinjates.
Shteti dhe shtetaret nuk kane kohe te merren me qytetaret e tyre. Ata jane te zene me shperndarjen e dekoratave dhe titujve te nderit,,,,Rrote k…., cakall, Ver Llapa, Shaban Qosja.!!
pse sja dheane drejtesise cakenjte e pabese, u treguan trima si mehmet shehu qe vrau 4 ballista te lidhur (ne kohe te luftes) ne prezence te 2500 partizaneve, greket ndyresite e evropes, trimat e pa bese….kjo tregon shkallen e ligjshmerise dhe kulturen e nje shteti.Me kete veprim shteti shqiptar urgjent duhet te marri te gjithe te burgosurit shqiptar nga greqia….nuk ka shanc dhe justifikim me te mire.
Ky Kareli apo Kudreti si e ka patur, edhe ne Shqiperi te ishte ne burg do rrinte se ai kontigjen ishte. Fakti qe ne burgjet greke ka shume shqiptare nuk ben me faj Greqine, por ne. Ne fund te fundit Karelin e te tjere si ai nuk i thirri shteti grek per pune atje, por shkuan atje per maskaralleqe e bene dhe vrasje. Kush te duron te besh krime ne vend te huaj. Te mendojme nje maroken te vrase policin tone, si do themi, do e meshirojme apo do e ndeshkojme?