Një 15-vjeç goditet me sëpatë nga kushëriri i tij, është në gjendje të rëndë

anazapta

Është plagosur një 15-vjeçar në Lushnje. Ai është goditur me sëpatë nga kushëriri i tij. 15-vjeçar është plagosur rëndë pasditen e sotme në Lushnje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjes, ku 15-vjeçari E.S. është qëlluar me sëpatë nga djali i xhaxhait pas një konflikti.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, pasi familjet e tyre janë në konflikt për një pronë.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, ndërsa 15-vjeçari i plagosur u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për kurim më të specializuar.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të plagosjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *