Moore: Dialog për EULEX-in, zgjedhjet dhe drejtësinë

anazapta

Diplomati amerikan Jonathan Moore  gjatë vizitës së tij në Prishtinë ka kërkuar nga autoritetet kosovare dhe partitë opozitare që të votojnë për zgjatjen e mandatit të EULEX-it, krijimin e Gjykatës që do të merret me krimet e supozuara të UÇK-së si dhe të nxisë ata që të pajtohen për afatin e zgjedhjeve, para se të shpërbëhet Parlamenti i Kosovës.

Gjatë ditës këto çështje janë diskutuar edhe ndërmjet Ambasadores Tracey Ann Jacobson, liderëve politikë dhe përfaqësuesve të BE’së.

Moore takon Thaçin dhe Kuçin në takime të ndara.

Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson ka njoftuar se përfaqësuesi i State Departament-it Jonathan Moore ka takuar Kryeministrin Hashim Thaçi dhe më pas edhe Zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

Jacobson ka bërë të ditur se ka pasur një takim të mirë më qeveritarët kosovarë ndërsa ka paralajmëruar edhe një takim me Presidenten Atifete Jahjaga.

“Sapo përfunduam një takim me Kryeministrn Hashim Thaçi dhe Jonathan Moore, pastaj takuam Zv.Kryeministrin Hajredin Kuçi. Më vonë do ta bisedojmë me Presidenten e Kosovës” ka shkruar Jacobson në Twitter.

Share This Article
1 Comment
  • Shume cudi kudo:takim nje here me kryeministrin e pastaj me nenkryeministrin,,,,, mos Jane to na pregadit nje zevendsim te numéro 1 me numerin 2?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *