Kryeministri i Armenisë, Tigran Sarkisian, ka dhënë dorëheqje. Vendimi ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar si jo kushtetuese reformën e diskutueshme të pensioneve, e cila ka qenë prioritet i madh i kabinetit të Sarkisianit.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar përkohësisht reformën në muajin janar, disa ditë pasi ka hyrë në fuqi.
Mijëra njerëz kanë protestuar kundër saj në Jerevan.
Protestuesit kanë thënë se ligji nuk u garanton punëtorëve pensione të mira.
Sarkisian është emëruar kryeministër në prill të vitit 2008.

U, po pse mor djale dhe doreheqjen? Po nuk kishe o “te placin syte” nja dy snaera garde? Nja 4 te vrare dhe rrije i qete ne kolltukun tend.
C’them dhe une? Ky eshte nga Armenia. Nje nga qyteterimet me te lashta te botes, nje nga gjuhet me te vjetra e me te pasura te botes, nje nga qyteterimet e krishtera te para ne bote. Sa vuajten nga turqit dhe nga ruset me pas, e prape fisnike jane.