Gjyshja që parashikoi sjelljen e Putin

redaktor

Vangelia Pandeva Dimitrova (1911-1996), e njohur si Gjyshe Vanga, ishte një femër e pashkolluar, e verbër, e cila thuajse tërë jetën e saj e kaloi në malet e Bullgarisë. Shumë njerëz, anë e kënd botës, janë të bindur edhe sot e kësaj dite se ajo ka pasur aftësi paranormale. Sido që të jetë, disa nga profecitë e saj, nga aspekti ynë kohor, duken mjaft interesante. Vanga thoshte se në Tokë jetojnë edhe alienët, të cilët kanë ardhur nga planeti Vamfim. Ajo ka parashikuar edhe pushtimin e Ukrainës nga Putin të cilin e ka profilizuar se do sillet si “sundimtar i tokës”

Ja disa nga profecitë e tjera të kësaj plake, që shkojnë deri në vetëshkatërrimin e botës:

2018 – Fuqia e re botërore do të bëhet Kina.

2028 – Do gjendet një burim i ri i energjisë dhe njerëzit do ulen në Venus

2043 – Ekonomia botërore lulëzon në Evropë do sundojnë myslimanët.

2046 – Do “kultivohen” të gjitha organet e trupit. Zëvendësimi i organeve të sëmura do bëhet mënyra më e mirë e shërimit.

2076 – Në Tokë do kthehet komunizmi dhe shoqëria pa klasa.

2088 – Do dale një sëmundje e re – plakja për disa sekonda.

2097 – Plakja e shpejtë shërohet.

2201 – Dielli fillon të shuhet.

2221 – Në kërkim të jetës jashtëtokësore, njerëzimi bie në kontakt me gjëra të tmerrshme.

2273 – Me përzierjen e racave, krijohet një racë e re.

2288 – Takim me jashtëtokësorët.

3797 – Në Tokë zhduket çdo formë e jetës.

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *