Çfarë po i ndodh Avokatit?

anazapta

Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka një Komisioner që pranon ankesa. Komisionerja e Ankimeve pranë kësaj Dhome Denisa Shpofi i ka nisur fillimisht një relacion Komitetit të Displinës për avokatin Ngjela, pas një ankese të shtetasit Josif Niçka. “Mosplotësim i marrëveshjes nga ana e avokatit dhe për këtë shkak kthimin e dokumentacionit perkates se bashku me shumen e paguar në favor të tij” – është objekti i këtij relacioni që bazohet në nenet 37 dhe 39 të ligjit “Për profesionin e avokatit ne Republikën e Shqipërisë”.

Data e mbërritjes ka qenë 15 dhjetori 2013, data e njoftimit të Ngjelës ka qenë 20 shkurti  2014, data e dërgimit pranë Komitetit Disiplinor ka qenë 24 shkurti i këtij viti – mësohet nga dosja e dokumentave mbi këtë çështje që DITA e disponon të plotë.

 

Çfarë thotë Komisionerja

Pasi ka vendosur pranimin e fillimit të procedimit disiplinor ndaj avokat Ngjelës, komisionerja Shpofi i shkruan atij: “Subjekti ankimues pretendon se midis jush ka patur një marrëveshje avokat-klient në formë të pa shkruar, për përfaqësim në Gjykatën e Lartë, sipas së cilës Ju keni marrë përsipër përfaqësim të suksesshëm në çështjen gjyqësore, kundrejt shpërblimit nga ana e klientit të një shume të hollash për shërbimin që do të kryenit. Për këtë qëllim ai ju ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm të çështjes, për t’u studiuar nga ana juaj.

Duke qenë se çështja u mbyll me mospranim rekursi nga ana e Gjykatës së Lartë, ankimuesi e konsideron marëveshjen të pa plotësuar, dhe për këtë qëllim kërkon kthimin e dokumentacionit që ai ka vënë në dispozicionin tuaj, si dhe shumën e të hollave që ka paguar për shërbimin e pakryer, sipas tij”.

 

Si përgjigjet Ngjela

Letërkëmbimi me e-mail mes Ngjelës dhe  përfaqësueses së Dhomës së Avokatisë

Vetë Ngjela nuk ka pranuar të kthejë as paratë as dokumentat. “Kërkesa ankimore e depozituar nga ankimuesi është e pabazë. Ankimuesi Josif Niçka i është drejtuar me kërkesë padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të njëjtin objekt (Kthimin e shumës së të hollave të pretenduara), dhe kjo kërkesë padi është rëzuar nga ana e kësaj të fundit dhe vendimi ka marrë formë të prerë. Në lidhje me dorëzimin e dokumentave të dorëzuara pranë avokatit, është vetë subjekti ankimues që nuk është paraqitur për t’i tërhequr” – shkruhet në përgjigjen që Ngjela i ka dhënë Dhomës së Avokatisë marrë në dorëzim nga Kryetari i Komitetit Disiplinor Virxhil Karaja

 

Çfarë thotë paditësi i Ngjelës

Josif Niçka, banues i rrugës Myslim Shyri në Tiranë i ka shkruar ndërkohë kreut të Dhomës së Avokatisë: “…Pas disa seancave gjyqesore te zhvilluar ne gjykatat respektive te rrethit gjyqesor dhe asaj te apelit Tirane, ne lidhje me nje ceshtje time gjyqesore me objekt pjesetim pasurie, te mbrojtura prej avokatit tim z.Muharem Kushe, per shkak se ky i fundit nuk ishte optimist ne perfaqesimin dhe perfundimin me sukses ne Gjykaten e Larte te kesaj ceshtje, dhe pas rekomandimit te tij qe te mos beja rekurs ne Gjykaten e Larte, kontaktova me avokat Spartak Ngjela, i cili nga ana e tij kerkoi te bente nje marreveshje me mua, ku ai zotohej te me perfaqesonte dhe te fitonte ceshtjen ne kete Gjykate te Larte kundrejt nje çmimi qe duhej paguar nga ana ime. Per kete qellim i kam paguar ne forme paradhenie shumen prej 200.000 leke te reja, si pjese e kestit, te cilen e provoj edhe me dokumentin e firmosur nga ana e tij. Gjykata e Larte nuk pranoi gjykimin e rekursit. Pra prezenca e av. Ngjeles, edhe pse me kishte premtuar per nje zgjidhje pozitive ne favorin tim prane kesaj gjykate, nuk pati mundesi te provohej. Bazuar sa më lart kërkoj kthimin e shumes se mesiperme, si mbrojtje e parealizuar…”

 

Bëhej fjalë për ndarje parash

vendimiÇështja për të cilën klienti i Ngjelës e pagoi këtë të fundit për ta zgjidhur në Gjykatën e Lartë ka të bëjë me një pjesëtim pasurie dhe me sa kuptohet nag dokumentat e gjyqit bëhet fjalë për 3 llogari bankare, dy prej të cilave në lekë, afërsisht 54 milionë dhe 20 milionë secila si dhe një shume në euro.

“Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë në dhomën e këshillimit të datës 01.11.2013 mori në shqyrtim çështjen civile me: Paditës: Elida Cipa dhe i paditur: Josif Nicka për pjesëtimin e pasurisë së luajtshme 5.334.000 lekë, 1.948.700 lekë dhe 5000 euro. Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur, e cila kërkon prishjen e tij… Kolegji pasi dëgjoi relacionin përkatës, dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi, vëren se shkaqet e ngritura në rekurs, nga rekursuesi Josif Nicka, nuk janë në përputhje me kërkesat e nenit 472 të K.Pr.C, për rrjedhojë, rekursi nuk përmban shkaqe për t’u kaluar për shqyrtim në seancë gjyqësore. Kolegji vendosi mospranimin e rekursit të paraqitur nga i padituri Josif Nicka” – thuhet në vendim.
Mandat- pagesë për Avokatin

Në listën e dokumentave gjendet edhe një Mandat Pagese me anë të të cilit provohet dorëzimi i shumës për Ngjelën.

“Sot në datën 15.02.2012 u paraqit në zyrat e Studios Legale T-Finance Klienti Josif Niçka i biri i Paskalit dhe i Katerinës; dtl. 1956, lindur dhe banues në Tiranë i cili pasi kerkoi ndihme juridike në lidhje me çështjen civile (…) bëri pagesën prej 200.000 (dyqindmijë) lekë si parapagim për shumën 300.000 (treqind mijë) lekë të rënë dakort…” – thuhet në këtë mandat pagese.

Në dokumenta gjenden gjithashtu edhe disa emaile të shkëmbyera mes Dhomës së Avokatëve dhe zyrës së Ngjelës.

 

Gjykata rrëzon padinë 

Gjykata e Tiranës ndërkohë (gjyqtare Enkela Bajo) e ka marrë në shqyrtim padinë e shtetasit Josif Nicka, ndaj shoqerisë “LawFirm&Finance” shpk, dhe e rrëzoi padinë ndaj Ngjelës.

vendimi 2“..Në pretendimet e pales paditese gjejme se mes paleve ndërgjygjëse eshte arritur nje marreveshje ne baze te se ciles eshte kerkuar shuma prej 120.000 leke per paraqitjen e rekursit ne Gjykate te Larte dhe shuma prej 300.000 leke per perfaqesimin ne Gjykate te Larte, me kusht qe nese nuk do te arrinin te fitonin ceshtjen nga pala e paditur do te kthehej shuma prej 320.000 leke / nderkohe do te kerkohej dhe pezullimi i egzekutimit te vendimit ne Gjykaten e Larte. Sipas shpjegimeve te dhena verbalisht ne seance gjyqesore pala paditese eshte shprehur se ceshtja e tij me objekt pjestim pasurie ndodhet ne Gjykaten e Larte mbas rekursit te paraqitur nga av.Muharrem Kushe, ndersa avokati Spartak Ngjela do ta ndiqte kete ceshtje nese ajo do te kalonte per shqyrtim ne kete gjykate.

Nga permbajtja e mandat pageses vertetohet egzistenca e nje marredhenie juridike mes paleve dhe ne pasoje dhe marredhenie juridike detyrimi ku pala paditese duhej te paguante shumen prej 300.000 leke dhe ka parapaguar 200.000 leke, por pa u percaktuar konkretisht se cfare perfshin ndihma juridike e kerkuar… Gjykata cmon se padia nuk eshte e bazuar ne prova dhe si e tille nuk mund te pranohet. Perfundimisht gjykata, për këto arsye, vendosi rrëzimin e padisë…” – thuhet në vendimin e gjyqtares.

 

* * *

Kush po i “gjuan” avokatit?

REDAKSIONALE

Avokat Ngjela nuk kishte as gjysmë ore që ishte çuar nga një kafe me ish-Presidentin Bamir Topi, kur në titrat e televizioneve nisi të qarkullonte me shpejtësi një informacion interesant, Dhoma e Avokatisë po paralajmëronte se Ngjelës mund t’i hiqej licenca e avokatit. Politikani kontravers dukej se kishte telashe me një ish-klient të vetin i cili i kërkonte kthimin mbrapsht të një pagese për një kontratë që nuk ishte zbatuar prej Ngjelës. Ish-klienti, rezultonte se i kishte kërkuar Dhomës së Avokatisë në Tiranë të merrte masa disiplinore ndaj Ngjelës dhe sipas informacioneve të para të shpërndara mesditën e djeshme u krijua përshtypja se avokat Ngjela rrezikonte heqjen e licencës së avokatit për shkak të këtij telashi. Në fakt historia është pakëz më e gjerë se kaq. DITA ka siguruar praktikën e plotë të kësaj dosje ditën e djeshme.

Fabula është e thjeshtë. Shtetasi Josif Niçka, kishte dikur një problem me një gjyq të vetin për pjesëtimin e pasurisë. Pasi humbi gjyqin edhe në Apel ai iu drejtua studios ligjore te Ngjelës dhe e autorizoi këtë studio për ta përfaqësuar në gjyqin që do të zhvillohej në Gjykatën e Lartë. Nga praktika dokumentare rezulton se mes Ngjelës dhe Niçkës nuk ka pasur një kontratë të specifikuar, por kishte një dokument ku Ngjela kishte marrë paradhënie duke premtuar se këtë çështje do e fitonte në Gjykatën e Lartë. Por Gjykata e Lartë, nuk merr në shqyrtim çdo çështje. Atje ekziston Dhoma e Këshillimit që filtron çështjet të cilat duhet të kalojnë për gjykim dhe ato që duhet të mbeten në fuqi me vendimin e Apelit. Ndaj dhe çështja nuk hyri fare në shqyrtim në  Gjykatën e Lartë. Por klienti Niçka kërkoi kthimin mbrapsht të paradhënies në këtë moment. Ai shkoi në gjykatë dhe e paditi Ngjelën duke kërkuar kthimin mbrapsht të parave.

Mbrëmjen e djeshme kontaktuam avokat Ngjelën, kërkonim të kuptonim më shumë rreth situatës së tij. Avokati i mëshonte vetëm linjës proceduriale, duke vënë theksin tek vendimi i gjykatës që i kishte vënë “vulën” pretendimeve të klientit të tij Niçka.

“Dhoma e Avokatisë ka njoftuar se do të mblidhet për të shqyrtuar  rastin. Unë si normalisht do të dërgoj përfaqësuesin e zyrës atje për të bërë të qartë pozicionin tim. Ka një vendim gjyqësor të formës së prerë nga gjykatat për këtë çështje që po diskutohet sot. Ju si mendoni, më shumë se gjykata dhe verdikti gjyqësor mund të vendosin instancat e tjera? Ja pra ky është qëndrimi im”, – tha dje Avokati. Ai e shmang, por nuk perjashton që është dikush duke vënë në lëvizje ingranazhe mediatike dhe jo vetëm, për ta diskretituar në publik:

“Të gjitha mund të jenë. Në këtë fazë dhe moment unë s’mund të vë dorën në zjarr, por se përjashtoj si mundësi. Nëse kërkoni emra se kush mund ta ketë orkestruar, emrat mos i kërkoni nga unë, emrat i nxjerr një investigim gazetaresk, unë me siguri di t’iu them se këtë çështje e kam ezauruar me vendim gjykate, këto të tjerat kërkojnë një investigim më vete pastaj. Dyshimet nuk mjaftojnë”,- shprehet Avokati. Ngjela, kohët e fundit është pozicionuar në një tip “fronti antikorrupsion”. Ai ka shfaqur një distancë të qartë me demokratët e PD-së në opozitë, por shfaqet i dyzuar në diskursin e tij opozitar ndaj të majtëve në qeverisje.

Kur merr në shqyrtim qeverisjen e majtë, tonin dhe timbrin e kritikës ai nuk e shfaq njësoj për të gjithë faktorët qeverisës, diku sulmon më ashpër, pa doreza, diku moderohet, kritikon, por bën kujdes të përmbahet. Ndaj dhe, nëse dikush po kërkon “ti gjuajë” Ngjelës, nëse dikush po kërkon t’i krijojë skenarë diskretitimi publik atij, palët potencialisht të interesuara për ta bërë diçka të tillë, gjenden në të gjithë krahët e politikës. Ndoshta vetë Ngjela e ka më mirë të identifikuar “goditësin” real, por ende nuk e artikulon publikisht atë.

* * *

Foto-Lajm/  Ngjela takon Topin: Do takojë të tjerë

E.Habilaj

Kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi ka qëndruar dje mbi një orë me kreun e FRD-së, Bamir Topi. Vendtakimi është zgjedhur një bar-kafe në zonën e ish- Bllokut dhe ka qenë vetëm mes atyre të dyve. DITA arriti të fotografonte momentin  e takimit mes tyre, ndërsa më pas i kontaktoi nëpërmjet telefonit. “Po goditet korrupsioni, por ende nuk po shohim një reformë në drejtësi. Natyrisht me Topin kemi qenë bashkëpunëtorë politikë me njëri-tjetrin”, – e ka komentuar Ngjela këtë takim. Më tej ai tha se do bënte “konsultime edhe në ditët në vijim me faktorë të tjerë”. “Do vazhdojmë me tryeza të gjera, ku do të ketë pjesëmarrje dhe të palëve të tjera. Po mundohemi të përmirësojmë klimën politike në vend,” – përfundoi Spartak Ngjela. Pak ditë më parë ai zhvilloi një takim me kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Të dy thanë se kanë rënë dakord në 3 pika të përbashkëta, si; patriotizmi, lufta kundër korrupsionit dhe politika e jashtme.

Ngjela Topi 5

Share This Article
9 Comments
  • C”fare po i ndodh avokat Ngjeles apo Ngjales se dikurshem? Po i ndodh ajo qe normalisht ngjet me ata qe lepijne shume prapanica e pastaj i shajne per ti lepire perseri nga e para. Kur e pa Taku se Rama e flaku si limon te shtrydhur, filloi te beje gili-vili me Kreshnikun dhe Bamirin, por harroi se mund ta akuzonin ate vete per mit marrje, pikerisht tani ne prag te projekteve te tij dhe sahanlepiresve te tjere per tu kacavjerre ne politike. Taku, Niku dhe Bamka jane tre ham ham ham ne nje sahan.

    • Mafia e te korruptuarve po i tregojne se ata e kane ne dore dhe se eshte iluzonist kur vjen puna per drejtesi e pastrim nga korrupsioni.

  • E CFARE TI NDODHI TJETER,

    DOLI KUNDER RILINDASVE QE HOPA, JU SHPIK PROBLEMI NE VEND.

    TE ISHTE BERE MBULESE PER RILINDASIT, DO KISHTE SHTUAR JO PAK LLOGARINE

    BANKARE.

  • More shqiptare truthare si nuk arrini te kuptoni asgje nga ata qe ju mashtrojne cdo dite dhe ju marin edhe buken ne tavoline.
    Si mundet te ngrihet nje ankese kure gjykata nuk te ka dhene te drejte ne forme te prere. E gjithe kjo stuhi ne goten e ujit behet se avokat Ngjela guxoje e sulmoje Ilir Hajdutin dhe cfare eshte edhe me pickuese per klanin e hajduteve politike e mediatike eshte nisma e avokatit kunder korrupsionit.
    Do shohim se cfare do thote ministri Naco pasi ta kene goditur me iriq ne Amerike per padrinon e tije Ilir Floririn.
    Zgjohuni shqiptare se po ju marrin te tashmen e te ardhmen antishqiptaret

  • me ne fund sigurimi i partise socialiste e gjeti nje armik te kllases,zoti ngjela qenka i paditur ,a thua flamurin e moralit e mban partia socialiste me partine e ilir integrimit ne shqiperi , hapu dhe te futen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *