Kryeministri Rama aktivitet për Ditën e Rinisë më 8 Dhjetor

anazapta
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të festojë “8 Dhjetorin”, që është Dita e Rinisë. Në një postim të pak minutave më parë në facebook, Rama ka kujtuar se në 8 Dhjetorin e largët 1990 nisi Lëvizja Demokratike, që kulmoi me dorëzimin e regjimit komunist përballë kërkesës së studentëve për të pranuar pluralizimin politik dhe që çoi më pas në rënien përfundimtare të diktaturës.
Me poshte postimi qe kryeministri ka bere ne Twitter:
Të dielën 8 Dhjetor 17.30 LIVE nga Kryeministria8 Dhjetori është Dita e Rinisë. Në 8 Dhjetorin e largët 1990 nisi Lëvizja Demokratike që kulmoi me dorëzimin e regjimit komunist përballë kërkesës së studentëve për të pranuar pluralizimin politik dhe që çoi më pas në rënien përfundimtare të diktaturës. Në këtë 8 Dhjetor, në praninë e një grupi nxënësish e studentësh të shkëlqyer dhe për të kremtuar Ditën e Rinisë, kryeministria çel edhe serinë e përmuajshme të bashkëbisedimeve të hapura të Edi Ramës me qytetarët në Sallën e Hartave. Jeni të ftuar ta ndiqni këtë takim jo vetëm përmes televizionit e radios, po edhe duke marrë pjesë aktive me pyetjet tuaja në facebook e twitter.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *