Një grua u gjet e vetëvarur në bodrumin e banesës së saj nga të afërmit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Toç të këtij rrethi, rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, kur policia u informua dhe nisi hetimet. Policia tha se viktima është e moshuara S. K., 72 vjeçe. Nga këqyrja e grupit hetimor nuk u gjetën shenja të dhunës në trup. Kurse nga deklarimet e familjarëve rezultoi se e moshuara kishte disa kohë që vuante nga depresioni, pasi një vit më parë, nipi i saj 15-vjeçar kishte varur veten.
