SHËNIM: Shërbëtor apo padron, kjo është çështja….

anazapta

Nëse do pyesësh një njeri se çdo dëshironte të ishte në jetë, një shërbëtor apo padron, natyrshëm se do preferonte të dytën. Por vetëm nëse këto dy statuse, merren në një kontekst të pakompromentuar social dhe të pacenuar në konotacionet e tyre të drejtpërdrejta gjuhësore, ku njëra përçon vobektësi e skllavëri e tjetra pasuri e pushtet. Por, siç ofshan nga marazi dhe Safa Ymeri tek ‘Malet me blerim mbuluar’ teksa sheh të ndizen fitilat e një sherrnaje të pritshme në dasmën e djalit për shkak të spicave të lebërve me njëri-tjetrit, kjo politika ngatërron dynjanë! Dhe pyesim: përse në politikë ndryshon çështja dhe të gjithë duan të jenë shërbëtorë?! Po! Në politikë, sipas përkufizimeve klasike të saj paçka llojit të sistemeve të aplikuara, padroni është populli, ndërsa shërbëtorët janë udhëheqësit e saj. Dhe le të rrimë pak në realitetin tonë, meqë ai na dhemb më shumë. Edhe pse teza e njohur është promovuar e vijon të promovohet me të madhe, në realitet shërbëtorët janë padronë e padronët shërbëtorë. Por jo në kuptimin e funksioneve; në kuptimin e përfitimeve. Eshtë e vërtetë se për t`i shërbyer popullit, d.m.th, ‘padronit’, do posedosh disa komoditete të nevojshme, por assesi luks, përfitime e pushtet të panevojshëm, pa llogaritur një arrogancë që nuk përputhet me statusin e një  shërbëtori e skllavi. E kjo bën që ‘padroni’, ta sheh me zili ‘shërbëtorin’ e ta dëshirojë statusin e tij. Dhe mos mendoni se është thjesht një lojë fjalësh. Ky paradoks konotativ gjuhësisht, që më pas ka gjeneruar paradokse sociale në realitet, e shndërron automatikisht gënjeshtarin në njeri të besueshëm e anasjalltas; të padrejtin në të drejtë dhe anasjelltaz; zuzarin në të moralshëm dhe anasjelltas; hajdutin me çizme në të ndershëm e anasjelltas; dhunuesin në paqësor e anasjelltas e kështu me radhë. / E.H.                                  

 

 

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • gazeta DITA, nje pyetje shoqerore po u drejtoj. Ju si gazete ku e perfshini veten te sherbetoret apo padrontet??????????????????

  • Ketu tek ne politikaneve ju sherbejne mileti (dhe zbokthin u shkundin nga xhaketa),por ata jane kaq te zote sa na bejne te besojme se i sherbejne miletit (dhe nje kafe t’a japin ne kohe fushate elektorale)…

    Tanime,qe te gjithe qytetaret shfryjne dufin,mllefin,zemerimin,inatin on line,ne biseda e kudo per pasurite e politikaneve,korrupsionin e pastrimin e parave ne menyre galopante,BBC hedh pak uje te ftohte ne kete presion vlimi,duke ofruar dhe politikanet me te varfer:

    Deri para pak kohesh presidenti i Uruguaj ishte udheheqesi politik me i varfer.Ai qarkullonte me nje veture shume te vjeter.Mirepo tanime, vendin e pare e ka zene kryetari i shtetit te Nepalit, Kairala,pasuria e te cilit eshte vetem dy celulare.Ai nuk ka as veture,as shtepi dhe jeton ne presidence.Madje para se te zgjidhej president banonte me qera dhe nuk dispononte asnje llogari bankare…

    “Prijesit” tane a do i lexojne keto fakte apo do gajasen se zene ijet me duar ?!

    “Pas cdo pasurie te madhe fshihet nje krim ” ka pas shkruar me germa kapitale Honore de Balzac.

  • “i sherbej publikut”…kjo fraze nuk shkon ne Politken Shqiptare. 1) Thuhet se jane 20+ Parlamentare Milionere dhe me te ardhura nga Biznesi; Sa nga keta punojne pa rroge? Marrin 1 Lek si shume simbolike dhe ja kalojne rrogen shtetit/ bamirsise, Interesit Publik…Asnje? 2) Sa Politikane, jetojne ne 2 dhoma +1? 3) Sa here perdoren pajisjet e punes (makine/ roje/ telefona/ asistente) per probleme private/familjare? 4) Sa ish-politikane/deputete, jane ne nivel normal sot e me rroga, qe me zor u dalin te mbyllin muajin?

    Ne Shq. tone cdo pretence e formalitet, se Politikanet i sherbejne popullit, ka rene me Kohe. Kur kr-parlamentit feston me 600 vete Publikisht dhe me Buje, e njerezit “nuk marrin rruget” …aparencat s’ekzistojne. Jemi mesuar, dhe ata bejne se e dine qe u Lejohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *