Rusia: Të rritet çmimi i gazit për Ukrainën

anazapta

Rusia ka ngritur çmimin e gazit për Ukrainën, për të dytën herë gjatë kësaj jave, rritje kjo pothuajse e dyfishuar në tre ditë, duke shfrytëzuar kështu gazin, si mjet për të bërë presion tek autoritetet në Ukrainë, në lidhje me krizën e Krimesë.

Sipas prodhuesit rus të gazit natyror “Gazprom”, rritja do të thotë që Ukraina do të paguaj 80 për qind më shumë, raportojnë mediat e huaja.

Kryeministri i ri i Ukrainës, Arseny Yatseniuk ka thënë se kjo lëvizje, dy javë pasi që Moska aneksoi rajonin e Ukrainës, Krimenë, ishte e papranueshme dhe ka tërhequr vëmendjen për mundësinë e presioneve tjera që do të mund të përdor Moska në drejtim të Ukrainës, siç mund të jetë edhe limitimi i furnizimit me gaz.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *