KQZ shqyrton modelet e dhomës së fshehtë dhe zarfeve të sigurisë

anazapta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot shqyrtimin e disa projektvendimeve në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. KQZ ka miratuar në unanimitet modelin e dhomës së fshehtë, e cila do të jetë e njëjtë me atë që është përdorur në zgjedhjet parlamentare të 2005-s. Në mbledhje, momentalisht  po diskutohet mbi modelet e zarfeve të sigurisë.

Pikat e parashikuara për mbledhjen e ditës së sotme janë:

1. Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e modeleve të proces-verbaleve për administrimin e materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.
2. Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e modelit të dhomës së fshehtësisë që do të përdoret për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.
3. Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e modeleve të zarfeve të sigurisë që do të përdoren për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.
4. Shqyrtimi i Projekt-vendimit: “Për miratimin e modeleve të shenjave dalluese që do të përdoren për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 qershor 2013”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *