Vriten dy gazetare të ‘AP’ dhe ‘Reutersit’ në Afganistan

anazapta

Dy gazetare të huaja janë qëlluar me armë zjarri në lindje të Afganistanit, nga një person i veshur si polic, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, që citon burime policore, një nga gazetaret ka vdekur ndërsa tjetra është plagosur rëndë. Bëhet fjalë për një fotografe dhe një reportere të agjencisë së lajmeve “Associated Press”.

Mësohet se pak më vonë është arrestuar autori i ngjarjes, që ka ndodhur në një qytet të vogël në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *