Mziu paraqitet në Gjykatën e Tiranës, avokatët: I pafajshëm

anazapta

Në Gjykatën e Tiranës  është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe dy zyrtarëve të tjerë. Kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu dhe dy zyrtarët e bashkisë Bujar Loshi dhe Atli Hoti akuzohen  për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat.

Në seancën e sotme, gjykata pranoi provat e të gjitha palëve ndërsa ka ndryshuar edhe masën e sigurisë ndaj drejtorit juridik të Bashkisë së Kamzës, Atli Hoti nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Prokurorja e çështjes  paraqiti emrat e 15 dëshmitarëve të akuzës, që sipas saj, do të provojnë, se Mziu dhe dy të pandehurit e tjerë kanë konsumuar veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës. Më 11 prill, seanca vijon me pyetjen e 6 dëshmitarëve të parë të akuzës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *