Apeli lë vetëm 5 ditë afat për dosjen e ekstradimit të Arben Isufaj, Prokuroria: Italia e dërgoi dosjen

redaktor

Biznesmeni fierak Arben Isufaj, i njohur edhe si “Ben Qimja”, do të qëndrojë edhe 5 ditë të tjera në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e caktuar ndaj tij nga Gjykata e Tiranës, nga “arrest me burg pa afat”, në arrest me burg 30 ditor. Por mbrëmë Prokuroria e Përgjithshme njoftoi mediat se drejtësia Italiane kishte dërguar dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij dhe do i dorëzohet së shpejti Gjykatës. Ka qenë një debat i fortë juridik i zhvilluar për dy seanca me radhë në Apel, që kulmoi ditën e enjte, kur avokati Ardjan Visha pretendoi arrestim të paligjshëm dhe mungesë kompetence për gjykim në kryeqytet. Ai kërkoi që dosja të kalonte në Gjykatën e Fierit, ndërsa kërkoi lirimin e klientit të tij. Gjyqtarja Fatmira Hajdari shtyu për dje vendimin dhe në fund i la 5 ditë afat Prokurorisë dhe autoriteteve italiane për të depozituar dosjen e ekstradimit. Në të kundërt, në datën 9 prill, Isufaj duhet të lërë qelinë e burgut. Sipas prokurorisë, Gjykata e Torinos Itali, ka lëshuar një urdhër në një vendim të datës 22 qershor 2010 që njeh 30 vite burgim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale të Isufajt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *