Një grup shpërndarësish të hashashit u zbulua dhe godit nga Antidroga e qytetit bregdetar ditën e djeshme. Në flagrancë u arrestua Marjan Aldemiraj, 20 vjeç, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj A. I., 27 vjeç, i dyshuar si përdorues. Ndërsa në kërkim u shpall furnizuesi kryesor Shyqyri Paci, 22 vjeç, banues në Durrës. Në lagjen nr. 17 Marjan Aldemiraj u kap me 72,5 gramë hashash dhe A. I., sapo i kishte blerë 3,5 gramë lëndë narkotike. Gjatë marrjes në pyetje 20-vjeçari dëshmoi se e bleu drogën tek 22-vjeçari Paci.
