Patos, përvetësoi paratë, nën akuzë punonjësi i Postës

redaktor

Policia e Fierit njoftoi dje se ka marrë nën hetim në gjendje të lirë të dyshuarin N. K., 55 vjeç, banues në Patos, me detyrë punonjës i Postës. Sipas burimeve zyrtare, në periudhën 2007-2010, ai dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash prej 75,800 lekë, të cilat qytetari A. M., banues në Verbas, i ka bërë derdhje për të paguar energjinë elektrike pranë Postës dhe nga ana e punonjësit kjo shumë nuk është derdhur. Kurse E. S., dhe K. D., u denoncuan nga 55-vjeçarja V. K., se i kanë falsifikuar ekspertimin e vlerësimit të pronës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *