Trajneri i Interit, Walter Mazzarri, thotë se Nerazzurët janë duke treguar formë të lartë këtë sezon.
Klubi nga San Siro është aktualisht në vendin e pestë në Serie A, teksa janë dy pikë para Parmas në tabelë për vendin e fundit që dërgon në Europa League.
“Unë shoh shenja të ngritjes. Implementimi i taktikave dhe organizimi i ekipit është përmirësuar. Unë do të bëj gjithçka të pamundur për të sjellë ekipin sa më lartë. Varet se si do të përfundojmë sezonin. Do të jetë më lehtë të planifikojmë më pas”.
“Kush do që dëshiron të qëndrojë në këtë ekip duhet që të sigurojë një nivel të caktuar. Gjithçka do të vlerësohet. Të mbajmë një nivel të lartë duhet që të kemi koncentrim të madh. Nuk është e lehtë, disa lojtarë nuk janë ende të gatshëm”, ka deklaruar Mazzarri.
