Sa është sipërfaqja e ishujve të Ksamilit?

redaktor

Katër ishujt e vegjël të Ksamilit kanë sipërfaqe të përgjithshme rreth 8.9 ha.  Janë me prejardhje gërryese, të shkëputur nga toka.

Ishulli më i madh, me sipërfaqe rreth 5 ha, gjendet 60 m larg bregut. Ishulli tjetër gjendet 500 m larg bregut dhe ka sipërfaqe 1.3 ha. Këtu gjendet edhe pika më e lartë e ishujve prej 24 m.

Dy ishujt e tjerë (1.1 ha dhe 0.8 ha) janë më tepër shkëmbinj të dalë mbi ujë.

Brigjet e ishujve janë të rrëpirëta dhe vende-vende gërryerja detare ka krijuar gremina. Janë të veshur dendur me makje.

Ishujt e Ksamilit njihen për vlerat turistike.

 

——

Marrë nga rubrika Enciklopedi e gazetës DITA

Share This Article
3 Comments
    • Keta 3 ishujt me gjelberim , pse nuk i kane rregulluar njecike,

      Ti krasisn ato bimesite dhe ti regullojne ate gjelberimin aty, , te krijojne rugica mespermes gjelberimit te ishujve
      dhe duke krijuar ndonje plazh te vogel aty anash , ne breg te ishujve
      dhe do dukej shume bukur

      Sic duket ata qe drejtojne atje jane njerez pa shije, pa horizont –Jane hajvane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *