Atletiko Madrid gjithnjë e më afër titullit

anazapta

Atletiko Madridi ka fituar sërish. Edhe pse një fitore minimale Atletiko ka vazhduar rrugëtimin e sigurt drejt titullit të kampionit në La Liga. Me fitoren  1-0 ndaj Villarrealit kryeqytetasit po ecin të sigurt drejt titullit.

Në këtë takim nuk luajti fare Diego Costa, dhe në vend të tij luajti Raul Garcia.

Dhe pikërisht Garcia u tregua vendimtar. Super mesfushori Koke asistoi te Garcia për 1-0 pas 14 minutash lojë.

Në vazhdim u zhvillua lojë e baraspeshuar me të dyja skuadrat që kërkuan golat, por që nuk pati më ndryshime në rezultat.

Me këtë fitore Atletico Madridi ka 79 pikë në vendin e parë me një ndeshje më shumë se Barcelona që ka 75 pikë në vendin e dytë, e që madrilenët shpresojnë se katalanasit do të gabojnë në shtëpi ndaj Betisit duke parë mungesat e shumta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *