Tiranë, ndotja kalon normat e BE-së me mbi 20 përqind

anazapta

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë matjet më të fundit të nivelit  të ndotjes, nga ku rezulton se situata është alarmante.

“Përsa i përket cilësisë së ajrit urban, mund të them që ne kemi bërë matjet në dy stacione. Rezultatet e para të grimcave të pluhurit në ajër tregojnë për një nivel 20-30 për qind më të lartë se normat e Bashkimit Europian. Ky është rezultati për muajin mars. Fluksi dhe muajt e nxehtë, muajt e verës mund të paraqiten edhe me një situatë akoma më të keqe se kjo”, thotë Julian Beqiri, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Në rritjen e nivelit te ndotjes në kryeqytet ndikon trafiku  i automjeteve, ndërtimet, por dhe mënyra e pastrimit të qytetit ende me fshesa.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thekson se çdo muaj do të behet monitorim rigoroz i ajrit në 9 qytete të vendit dhe sipas parametrave të Bashkimit Europian, ndërkohë që deri më tani është bërë vetëm në 3 apo 4 qytete.

“Si asnjëherë në Shqipëri do të bëhet një monitorim i cilësisë së ajrit urban në 9 qytete. Të gjitha këto do të jenë të një standardi absolutisht europian, pasi edhe vetë stacionet e monitorimit janë stacione të gjeneruara nga projekte të Bashkimit Europian”, thotë Beqiri për TopChannel.

Në dispozicion te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është tashmë një stacion monitorimi i lëvizshëm, i cili do të dërgohet në zonat e nxehta që konsiderohen te ndotura por edhe neper biznese që ndikojnë në ndotjes e ajrit, si furra te gëlqeres, fabrika çimentoje dhe të tjera.

Ministria e Mjedisit është angazhuar për uljen e nivelit te ndotjes me mbi 30 %, në të gjithë vendin duke disiplinuar të gjithe faktoret që ndikojnë ne rritjen e cilësisë së ajrit.

Share This Article
5 Comments
  • Mirë të na bëhet. Ku kemi ne aq kulturë sa te kuptojme se ndotja e mjedisit vret njelloj si tritoli ne mos më shume!? Ne jemi mesuar te protestojme vetëm kur na therresin partitë. Për mjedisin as që na shkon ndermend. Madje më e keqja ështe se ndotja alarmante nuk ju terheq vemendjen as atyre qe meren me mjedisin??

  • VR!!! Mirë të na bëhet. Ku kemi ne aq kulturë sa te kuptojme se ndotja e mjedisit vret njelloj si tritoli ne mos më shume!? Ne jemi mesuar te protestojme vetëm kur na therresin partitë. Për mjedisin as që na shkon ndermend. Madje më e keqja ështe se ndotja alarmante nuk ju terheq vemendjen as atyre qe meren me mjedisin??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *