Një shtetas serb u arrestua dje pasi tentoi të kalonte 235 mijë euro nga një bankë shqiptare drejt një banke kineze. Branislav Vukçeviçit, 66 vjeç, iu vunë prangat në qytetin e Shkodrës nga agjentët e Zyrës Kundër Krimit Financiar. Pasi tentoi të kryejë transferta të dyshimta, nga një bankë në qytetin verior, menjëherë i dyshuari u ndalua. Policia u njoftua nga vete personeli i bankës, ndërsa vetë Vukçeviçi kishte kërkuar që shuma të ndahej në 15 pjesë, për t’i transferuar në 15 banka kineze.
