Meta në Kosovë viziton Manastirin e Deçanit dhe takon liderët

anazapta

Gjatë qendrimit në Kosovë, kryeparlamentari Ilir Meta ka vizituar Manastirin e Deçanit, ku është pritur nga At Sava Janjic. Kryeparlamentari ka konsideruar këtë Manastir si simbol i bashkëjetesës. Ai është shprehur se Shqipëria i kushton rëndesi tolerancës fetare dhe bashkjetesës etnike dhe ka në vëmendje respektimin e të drejtave të njeriut. Meta falenderoj At Sava Janjiç për mikpritjen dhe për kujdesin që tregon për ruajtjen e kësaj trashegimie.

Një ditë më parë, kreu i Kuvendit, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ku vlerësoi arritjet e Kosovës në planin ndërkombëtar.

Meta është takuar edhe me drejtues të forcave të ndryshme politike, të cilëve u tha se duhet të angazhohet në iniciativa që nuk prodhojnë konflikte, por që frymëzojnë bashkëpunim dhe dialog.

Gjithashtu, kryeparlamentari është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të pakicave në Kuvendin e Kosovës, ku u shpreh se Shqipëria është për dialog dhe bashkëjetesë etnike. Më pas kryetari i Kuvendit ndal në Kullën e Jasharëve dhe vendosi një buqetë me lule në varrin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari,

Share This Article
2 Comments
  • Ne te njejten periudhe qe Meta dha 500,000 Euro per kete kishe, ushtria maqedonse granatoi dhe hodhi pertoke 50 xhami nga Tetova ne Gostivar, ishte periudha e luftes ne maqedoni.

    Saliu dhe Meta, e pane te arsyeshme te ndertonin manastirin qe dogji UDB-ja.

    Ky manastir, u rindertua ne 2006 me parate e qeverrise Shqipetare, pasi UDB-ja serbe e dogji si pjese e skenarit te “ekstremizimin” e imazhit te Shqipetareve ne syte e Europes.

    Kete gje duhet tua bejme shume te qarte besimetareve ortodoks ne Kosove, se u dhane 500,000 Eur nga parate tona per kete pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *