Skuadra e Liverpooli ka shënuar fitore shumë të rëndësishme jashtë fushe me West Ham United me rezultat 2-1.
Liverpool me këtë fitore ka rimarrë kreun në Ligën Premier.
Ndeshja që në fillim të takimit ishte interesante në Londër, ku Liverpooli kërkoi vetëm fitore.
Golat erdhën në fund të pjesës së parë. Ishte Steven Gerrard ai që u tregua i sigurt nga penaltia (44′), por vetëm një minut më vonë në minutën e fundit të pjesës së parë ishte Demel ai që barazoi për 1-1.
Në pjesën e dytë shkëlqeu Luis Suarez që bëri përpjekje maksimale. Ai qëlloi dy shtylla, por nuk arriti të realizonte.
Me këtë fitore Liverpooli arrin në kuotën e 74 pikëve, dy pikë më shumë se Chelsea në vendin e dytë dhe katër pikë më shumë se Manchester City në vendin e tretë, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të luajtura.
