Shkrimtari fitues i çmimit “Nobel”, Gabriel Garcia Marquez, 87 vjeç, prej disa vitesh vuan nga demenca e pleqërisë, por ka disa kohë qe ai i është nënshtruar edhe kurave për infeksion në mushkëri dhe në rrugët urinare. Kolumbiani Marquez ndodhet i shtruar në një spital të Meksikos dhe po regon pozitivisht ndaj antibiotikëve. Një nga fëmijët, Gonzalo, ka nënvizuar se shkrimtari është mirë dhe se ka vetëm një infeksion të vogël. / D.Gjuzi
