Nuk shihet Hoxha me terma “absolutë”

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Përshëndetje DITA. Lidhur me qëndrimet ndaj Enver Hoxhës, doja të shprehja dicka lidhur me analistët e sotëm. Fodullëku i tyre është i neveritshëm. Mendimi i tyre “absolut” për këtë copë të historisë shqiptare është prej palo burrash karagjozë.

Po t’i hedhim një sy të tërë këtyre momenteve do të shohim se Hoxha ka bërë gjithnjë kundërshtarë, në vënd që të bënte gjithnjë miq! Do të shohim dhe kuptojmë se ai e kishte më të lehtë të mbante miqësitë, të bënte kompromise për të ruajtur pushtetin, se sa të krijonte armiq të rinj! Do të shohim se në të gjithë këtë rrugë sovraniteti i Shqipërisë është i pranishëm, se Kosova dhe shqiptarët janë të pranishëm! Do të shohim se sovraniteti i Shqipërisë nuk u cënua asnjëherë, pavarsisht “vasaltetit” të tij me fuqitë e kohës, përkundrazi, u forcua si asnjëherë në historinë e shqiptarëve (të njohur me çdo lloj emri)! Do të shohim se dhe në Kosovë kemi një ngritje të ndërgjegjësimit deri në revoltat e `81 të kurorëzuara me luftën e `99ës! Që për fat të keq të kundërshtarëve të asaj lufte ishin po ata njerëz përkrahës të Enverit, që mbajtën barrën më të rëndë!! Ky është mendimi tim, llogjika time për analistët “absolutë”. Llogjika time nuk është si e tyrja. Llogjika time pranon vetëm një absolutizëm!! RELATIVITETIN E ÇDO NGJARJEJE!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *