A kemi pasur principata feudale?

anazapta

 I nderuar lexues! Në trevat shqiptare kanë ekzistuar tre principata feudale, formacione shtetërore të pavarura me të cilat lidhen përpjekjet për bashkimin politik të vendit. Principata feudale kemi pasur në Shqipërinë e Veriut me qendër në Shkodër nga Balshajt, në Shqipërinë e Mesme me qendër Durrësin nga Topiajt dhe në krahinat jugore me qendër Artën nga Shpatajt. Ato u formuan në gjysmën e dytë të shek.XIV dhe qëndruan deri në çerekun e parë të shek.XV. Krijimi i principatave feudale qe rezultat i zhvillimit të marrëdhënieve feudale që njohën trojet shqiptare në fillim të shek.XIV.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *