SHËNIM: Kush janë më të frikshme, armët kimike apo korrupsioni?!

anazapta

Avokat Ngjela po rreket të themelojë një lëvizje “për moralitet” në politikë, apo thënë ndryshe kundër korrupsionit; dhe për ta shndërruar atë në një imperativ mbarëshoqëor, po vë shenjë barazie mes kuazës që kërkon të provokojë e asaj kundër ardhjes së armëve kimike siriane, që u shoqëruan me protesta të paprecedenta në historinë moderne të shqiptarëve. Dhe për avokatin e njohur të debatit politik, shqiptarët kanë po aq arsye sa dhe për armët kimike, që të dalin në rrugë e të reagojnë në emër të së ardhmes. Por a është korrupsioni po aq i frikshëm, i tmerrshëm dhe i kobshëm sa armët kimike?!

Krahasimi sikur nuk shkon teksa është fjala për një material lëndor (edhe kur është në gjendje të gaztë), me një diçka jo lëndore siç është korrupsioni. Edhe fotografia që përcjell imazhin e të dyjave, nuk është assesi e ngjashme: korrupsioni ka për foto paranë, diçka fort tunduese për dobësinë njerëzore; ndërsa armët kimike kanë shenjën e vdekjes, diçka që të kall datën me shikim të parë. Tjetër: armët kimike ta marrin shpirtin fët e fët; ndërsa korrupsioni jo domosdo të çon drejt vdekjes sa hap e mbull sytë, por ama të bën të vuash, të lodh, të stërmundon, të rraskapit, e të bën që brenda vetes të  të gjallojë më tepër urrejtje se sa dashuri; më tepër dëshirë për t`iu një arratisur një realiteti të caktuar se sa për ta përballuar me gjithë forcat atë apo për ta ndryshuar, siç është është rasti shqiptar.

Dhe çfarë është më e rendësishmja: armët kimike ose kimikatet, mbahen diku, transportohen me diçka; ndërsa korrupsioni ndodhet brenda njeriut, epsheve apo panginjshmërisë së tij, që janë lloje “tumoresh” që as nuk shihen e as nuk preken, e në këtë mënyrë, të pamundura për t`u hequr me ndërhyrje kirurgjikale.  E siç duket pra, armët kimike sigurisht që janë më të frikshme, porse janë më lehtësisht të luftueshme; dhe e kundërta është me korrupsionin. Por në finale, që të dyja kanë efekt shkatërrues për njeriun: ose i marrin jetën, në mënyrë direkte ose të kamufluar (sa për ilustrim: mijra viktima për punë prone në gjithë këto vite, nuk janë veçse pirgje me të vdekur nga korrupsioni), ose ja bëjnë jetën e pajetueshme, edhe nëse zemrat vijojnë të rrahin.  E nëse flasim si shqiptarë, meqë deri më tani nuk e kemi provuar se çdo të thotë tragjedi njerëzore nga kimikatet, kemi plot arsye që për tragjedi të konsiderojmë korrupsionin!

 

Share This Article
12 Comments
    • QE NGA 1990 40% E POPULLSISE SHQIPTARE KA BRAKTISUR SHQIPERINE NGA ATMOSFERA E QELBUR QE ESHTE KRIJUAR NGA POLITIKANET E PUSHTETARET E KORRUPTUAR.

      SHUME TE TJERE DO TA BRAKTSININ NE QOFTE SE U JEPEJ MUNDESIA.

      KURRUPSIONI ARRITI TE BEJ ATE QE AS SERBET DHE GREKERIT NUK MUNDET TA BEJNE NE SHEKUJ PASTROI NE MENYRE PERFEKTE SHQIPERINE NGA SHQIPTARET.

  • Ne asnje vend te botes demokratike nuk ben vaki te te vjedhin edhe te te tallin si ne Shqiperi. Te jemi te ndershem kjo nuk ka filluar tani . Mirpo perpara edhe per arsye te mungeses se informacionit dhe diktatures nuk ka qene kaq e dukshme. Ka filluar me jahte luksoze Nano e vazhdon me familjare e te funksionarve e funksionare te larte shteterore. Vjedhin e zgerryhen diten per diedh mbi parate e buken e shqiptarve dhe as nuk e bejne qefin gjider. Per hir te se vertetes duhet thene se nje popull i shtypur i tredhur dhe i debuar nga trojet e tyre por kesaje radhe jo nga serbet por nga vete shqiptaret e ka te veshtire te reagoje aq me teper shumica e atyre qe kane mbetur nuk kane buke per darke. Avokat Ngjela ne kuader te nismes suaj per lufte nga korrupsionit d.m.th ndaj hajnave do sugjeroja me hap nje web site dhe me i bere pedicion apo thirrje per ndihme kancelarive te perendimit kryesish Washingtonit edhe ne kuader te marvshjes se perbashket per operacione te perbashketa me institucionet prestigjoze te zbatimit te ligjit FBI, CIA, DEA qe ti ndihmojne popullin shqiptar per te hequr nga zverku keto shushunja qe i lene vendin njeri tjetrit per rreth 80 vjet. Mundet te konsiderohet si domethense dhe me vlere edhe nje thirrje mediatike per tju drejtuar ketyre istitucioneve tere shqiptaret ne menyre individuale per te arritur nje sensibilizim maksimal per te ndihmuar shqiptaret. Thellesisht mendoj se Amerika nuk e nxorri Shqiperine nga thonjet e diktatures komuniste kriminale per ta lene nen thonjet e terrorit te mafies shtetrore e fondementalizmit islamik kriminal.

    Ajet Delaj
    April 7, 2014

  • o ajet delaj amerika dhe ambasadoret te akredituare ne tirane , jo vetem qe nuk e prune demokracine ne shqiperi , por ata kontribuan qe ne shqiperi te mos kete demokraci , duke bashkpunuar me te gjitha mbetuinat e komunizmit e rregjimit te enver hoxhes , sic jane si ramiz alia fatos nano sali krimineli dhe sigurimi famkeq dhe spiunet e te gjitha axhenturave , pra shqiptaret menduan se ne vitet 90 do te instalohej vertet demokracia ne shqiperi me ndihmen e amerikanve dhe europjaneve , por zhgenjimi ishte shum i madhe , dhe vecanerisht nga amerikane sic mbahen , per demokraci . dhe per kete artikull shkruasin a jane me te rrezikshem lendet kimike apo korrupsjoni ne shqiperi , per vendet pa demokraci lendet kimike nuk jane as gje para korrupsjonit , korrupsjoni prollon cfar te duash ndac lende kimike lende radjoaktive bomba atomike krim te organizuar , vrasje mafjoze etj me pak fjale ngjela ka shum te drejte , por kush ta degjoj dhe ti shkoj pas kjo eshte pytja te tjarat nuk kan vlere .

    • Demokracine dhe prosperitetin ne Shqiperi, do ta sjellim ne Shqipetaret, po qe se ajo do vije nje dite ketu.

      Amerikani eshte ne rregull or mik, ai e ka Ameriken e as nuk do te vije ndonjehere te jetoje ne Shqiperi.

      Shqiperia, sa te jete si shtet do te jete per Shqipetaret.

  • Nuk perdoret Kush per sendet, apo dukurite (nje nga te “keqijat” shqiptare).

    “Cilat” eshte forma e duhur gramatikore.

    Kthehemi tek tema: Me e keqja eshte idiotesia me ngjyrim shqiptar.

  • Kush janë më të frikshme, armët kimike apo korrupsioni?! (titulli)

    Le te bejme nje pyetje analoge: “Me mire nje fund i tmershem, a nje tmerr pa fund?”

    Ne pergjigje, kush eshte me i tmerrshem (?) per mua ngelet: KORRUPSIONI.

  • Korrupsioni eshte bere nje vdekje pa fund per shqiptaret.Ata trima (te manipuluar) qe dolen ne protesta per armet kimike po ta deshen aq shume shqiperin dhe popullin shqiptare,do te dilnin ne fillim per protesta pa mbarim kunder korupsionit dhe te koruptuarve.Nqse ne shqiperi nuk denohet te gjithe ata qe vollen ate vend nepermjet karikes te pushtetarit qofshin te kuq apo blu,individ ose familje,shqiperet nuk do ti shpetojne asnjehere vdekjes pa fund.

  • Megjithatë të dy të shkaktojnë vdekjen veçse njëra shumë shpejt (arma kimike),tjetri më ngadalë(korrupsioni). Por te dy te marin shpirtin ama? Kam thënë atë që thotë P. A.B por me konceptim ndryshe!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *