Tubimi në Ferizaj: Çlirimi nuk ka komandant tjetër përpos Enver Hoxhës

anazapta

Frontistët nga e tërë Kosova, janë bërë bashkë të shtunën në Ferizaj për të kujtuar dy data të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar: 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin -Ditën e Çlirimit të Shqipërisë.

Kryetari i organizates se quajtur Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, Remzi Hasani, është ndalur te kontributi i shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“29 Nëntori shënon ditën kur partizanët e Enver Hoxhës hynë triumfalisht në Tiranë, duke dëbuar nga toka, deti dhe qielli i Shqipërisë përgjithmonë bishën e tërbuar fashiste”, tha Hasani, raporton Kosova Press.

Duke iu referuar rrethanave të sotme, ai është ndalur edhe te përplasjet e fundit që ndodhën në Shqipëri,  për fotografitë publike të Enver Hoxhës në një tubim në të cilin shënohej 70 vjetori i çlirimit të Shqipërisë.

“Berisha dhe ithtarët e tij duhet ta dinë se çlirimtarët e Shqipërisë nuk kanë ditë tjetër të çlirimit pos 29 nëntorit e vitit 1944 dhe as nuk kanë komandant tjetër të çlirimit përpos Enver Hoxhës. Sa i përket kuesturës fashiste të Berishës dhe mbështetësve të tij, për ta dita e çlirimit është fatkeqësisht 7 prilli i vitit 1939, atëherë kur Italia e më pastaj Gjermania pushtuan Shqipërinë”, theksoi Hasani.

 

Share This Article
52 Comments
  • Dy gabime bene Enveri e Berisha.Enveri vrau shume pake ne vitin 1945 sa duhej te vriste.Dicka e permirsoj kur kosovart ikshin nga sundimi Jugosllav e vinin te nane shqiperia ai pasi i burgoste i kthente te Titoja dhe vriteshin.Berisha beri gabim qe i dha naft pake Miloshevit se ai e dinte kush jane kosovart.

    • Vitet kalojne dhe Figura e ENVER HOXHES vetem lartsohet.
      Komunizmi CIVILIZOJ shoqerin shqiptare e cila ishte gati 95 % analfabete ne 1944,
      Enveri modernizoje Shqiperine e cila ishte me keneta dhe moçale ne 1944.
      Enver Hoxha beri shume GABIME por ai as nuk VODHI dhe as nuk GENJEU popullin.
      Enver Hoxha ndertoi USHTRIN me te FORTE ne BALLKAN me OFICERA dhe GJENERAL TRIMA.
      Sherbimi shendetsor FALAS.
      SHKOLLIMI me DETYRIM.
      ENVER HOXHA eshte PEJKAMERI i SHQIPTAREVE.
      Shen Enveri eshte BUSULLA e KOMBIT shqiptar.

        • DIELI MBI KORAB:1) enver hoxha nuk vodhi sepse e kishte si pronen e tij te gjithe ,,,,, 2),falas ishin edhe inernimet edhe burgimet qe ke harruar ti shtosh,,,,3)po tollonat qe ishin falas si harrove ti shtosh,,,,,,,si duket te paska djegur shume dielli atje mbi korab sa qe flet me llogjiken e nje o ish enveristi te thekur ose si nje demokrat i kamufluar,,,,,,perralla me mbret ike edhe tregoji atyre qe se kane jetuar ate kohe ,,,,,,,,,,turp te vije ,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      • Lavdi Jetës dhe Veprës së Viganit Enver Hoxha!
        Vetëm nga sojsëzet shahen Titanët, natyrisht pas vdekjes së tyre fizike…
        Kështu shante Enver Hoxhën dhe RPSSH edhe qeni serb Sinan Hasani, për faktin se vërtetë ishin ushqim shpirtëror për demonstruesit e Pranverës ’81 – liridashësit shqiptarë të Trojeve nën pushtimin e shovinistëve sllavo-serb……

  • Eeeej o Dita pse nuk shkruni per protesten ku ishin 1 milion vete sot, ne sheshet, po merreni me kta tutkunet e Ferizajt????

    • Dashnija e Kosovareve per Sali Berishen eshte e stimulume nga pjesa qe kishte e ka lidhje intime dhe ekonomike me Serbine. Shikoni te gjithe ato qe kane grate Serbe, jane tifoza te Sales, te gjithe ato qe kane punu nenpunsa,Udbasha, Polici, ndermarrje shteterore, jane tifoza ne Salen,. deri pak kohe me pare kishte edhe njerez te tjere te ndikum nga propaganda pro Sales qe e deshironin Salen. Po sot eshte shume ma ndryshe, pervec te lidhurve ne menyra te ndryshme me Serbine, masa me e madhe as nuk kane rrespektin ma te vogel per te ma. Kjo tregon se Sala eshte ne humbje terreni qe sot ne kosove ashtu sic u pa me 23 qershor 2013 ne Shqiperi. Prandaj Kosovareve pro Serbe munde tjua shprehni ngushellimet per Salen pa droje se gaboheni.

  • Kosovaret jane te cuditshem ,duan s. bsrishen qe ,jo vetem nuk i ka ndikmuar ,por i ka luftuar pas shpie sic di ai te luftoje kundershtarin, eshte i pabese .Kosovaret e duan thjesht si malok e komshi me ta,nuk ka shpjegim tjeter . E. Hoxhen e kane dashut me te drejte se ai fliste shpesh per bashkimin me Shqiperine e shpesh e kercenonte Titon duke kerkuar mbrojtjen e te drejtes autonome te Kosoves.

  • Bravo lleshi qe ke burrni ti thuash gjerat sic jane.ENVER HOXHA ishte si nje lis i madh qe i beri balle shume stuhive deri sa vdiq….saliu eshte si nje barishte e keqe qe e kane permjerre vendas dhe te huaj.

  • Respekt per Kolonelin e UCK Krasniqi, qe me tre shoke te tjere erdhi ne Gjirokaster, kur Festuam 100 Vjetorin e Dite-Lindjes se Udheheqesit ENVER HOXHA, Pershendeti pjese-marresit ne emer te qytetareve te FERIZAJ! Bulevardit kryesor atje i kane vene emrin ‘Bulevardi ENVER HOXHA”!

    • TRE LUMTE PENA E DORA.
      KISHA PER TA SHKRUAR UNETE NJETIN TEKST.
      TI NU TREGOVE ME I SHPEJTE.

      Pershendetje!

  • TE KRAHASOSH ENVER HEXHEN ME SALI BERISHEN QE MUND TE KRAHASOHET VETEM ME ESAT TOPTANIN AHMET ZOGOLLIN DO TE THOT TE DEBILI ME I MADH NE BOTE.

  • Enver hoxha: “komunist nacionalist që mbrojti fort interesat e vëndit te vet”. Eshtë deklarim i . D A Sh? E kur e kanë thënë keshtu amerikanët, armiqtë e tij politikë,te thënat e tjera me konotacion negativ per Enver Hoxhen janë dokrra mizantropësh e pinjollësh të te gjitha gjirizeve… Sa për ndonjë krahasim me sali shpellar berishen as qe duhet të té shkojë mendja!? Eshte si te krahasosh njé lumë me një kanal te ujrave te zeza??? Në një mendje me Lleshi,pelivan,kompasi,jozi,dike mullai,sa, BENI. Enver hoxha kishte te meta por jo ato qe thonë kolaboracionistet por ato qe thonë ata qe nuk shohin me syzat e urrejtjes politike. Ta shohësh enver hoxhen nga shpella do te thote ta shohesh me ate pak drite qe depërton ne hyrjen e saj. Analiza e tij bëhet ne kohen,rrethanat dhe kompleksin situativ te luftës se ftohtë. Dhe te mos harrojme se e mori nga hiçi dhe se nuk kemi ndonje perparim kushedi qysh nga koha e tij. Pallate kemi ndertuar se vepra… “leshte e currës”!? Por dhe nga pikepamja ekonomike s’me duket se jemi kushedi. Jemi madje me keq. Jemi mirë vetëm se pimë “coca cola” dhe hamë domate jeshile nga brenda dhe me manikyr nga jashtë(demodomate). Mbi kokë këto 25 vjet e dini kë kemi pasur? Thjesht po i quaj plehra! Shihni varrezat,-jane tridhjet dyzet fishuar!? Mos i vdiq enveri kaq shumë,apo mos u ngrit nga varri dhe i pushkatoi? Shihni dhe nje fakt tjeter,-ata qe ishin te ligj e tradhetare dje,ata jane te tille dhe sot!!? Nuk jam enverist,jam realist. Më pelqen e vërteta edhe n.q.s për te duhet paguar një çmim ! Paguaje dhe ti ermir djali ? Kaq për kësaj radhe.

  • VR !!! Enver hoxha: “komunist nacionalist që mbrojti fort interesat e vëndit te vet”. Eshtë deklarim i . D A Sh? E kur e kanë thënë keshtu amerikanët, armiqtë e tij politikë,te thënat e tjera me konotacion negativ per Enver Hoxhen janë dokrra mizantropësh e pinjollësh të te gjitha gjirizeve… Sa për ndonjë krahasim me sali shpellar berishen as qe duhet të té shkojë mendja!? Eshte si te krahasosh njé lumë me një kanal te ujrave te zeza??? Në një mendje me Lleshi,pelivan,kompasi,jozi,dike mullai,sa, BENI. Enver hoxha kishte te meta por jo ato qe thonë kolaboracionistet por ato qe thonë ata qe nuk shohin me syzat e urrejtjes politike. Ta shohësh enver hoxhen nga shpella do te thote ta shohesh me ate pak drite qe depërton ne hyrjen e saj. Analiza e tij bëhet ne kohen,rrethanat dhe kompleksin situativ te luftës se ftohtë. Dhe te mos harrojme se e mori nga hiçi dhe se nuk kemi ndonje perparim kushedi qysh nga koha e tij. Pallate kemi ndertuar se vepra… “leshte e currës”!? Por dhe nga pikepamja ekonomike s’me duket se jemi kushedi. Jemi madje me keq. Jemi mirë vetëm se pimë “coca cola” dhe hamë domate jeshile nga brenda dhe me manikyr nga jashtë(demodomate). Mbi kokë këto 25 vjet e dini kë kemi pasur? Thjesht po i quaj plehra! Shihni varrezat,-jane tridhjet dyzet fishuar!? Mos i vdiq enveri kaq shumë,apo mos u ngrit nga varri dhe i pushkatoi? Shihni dhe nje fakt tjeter,-ata qe ishin te ligj e tradhetare dje,ata jane te tille dhe sot!!? Nuk jam enverist,jam realist. Më pelqen e vërteta edhe n.q.s për te duhet paguar një çmim ! Paguaje dhe ti ermir djali ? Kaq për kësaj radhe.

    • Nuk na duhet se cfare thone per Enver Hoxhen koloboracionistet e Ballistet. Na interesojne mendimet e Komunisteve. Cfare kane thene per Enver Hoxhen themeluesit e Partise, Anastas Lula,Sadik Premte,Koco Tashko,Tuk Jakova, Bedri Spahiu tek libri i tij :Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun. Ose Komandantet e formacioneve partizane qe te gjith ishin armiq. Si nuk shkon asnje luftetar i Brigates se Pare sulmuese te vendose nje tufe lule tek varri i Komandantit te tyre, ushtarak,ish luftetar i Spanjes, Mehmet Shehu,???

  • Cdo udheheqes, ka etapat e tij, gjate jetes ne krye te nje partie, shteti apo nje organizmi tjeter.
    Che Guevara, doli si lider internacionalist, ne kohen e revolucionit kubanez, ku mori edhe famen e tij si nje udheheqes i revolucionareve. Me vone kur shkoi te lufti ne A. Latine, diktati i tij si revolucionar, filloi te bjere.
    Sali Berisha ka nji kulm, lider i partise demokratike, qe e coi ne falimentim politik, por qe i nxorri edhe anen e erret te asaj kohe qe ai sot mundohet ta denigroje, kohen diktatoriale, kohen e spiuneve pa pare, kohen e te kenaqurit, kur ja shkaterronte jeten tjetrit, kohen kur kolegget e shifnin si djallin qe kerkonte gjakun e tyre.
    ENVER HOXHA
    Sarhosh, vagabond, djalli vete, njeri qe dinte te zgjidhte situatat, kur binte ngushte, bukurosh, dashnor i oborreve te mustaqellinjve parrellinj, qe ne kohen kur luanin kumar, kodoshi bukurosh, ja u vizitonte hanemet, mashtrues dhe i vertete, trim dhe fisnik, por edhe fajtor i falur nga vete xhahilat, xhentellmen i paskrupullt, Kazanove i shumpritur.
    Mund te rreshtoj shume cilesi negative dhe pozitive, por une gjithmone kur i jap nje merite Enver Hoxhes, panvaresisht se marr edhe “mallkimin” e antikomunisteve berishiane, e them me ze te larte,
    FALEMINDERIT ENVER, QE ZHDUKE ANALFABETIZMIN NE SHQIPERI.
    Panvaresisht se sot ne kohen e antishkolleshkaterruesit Sali, nuk kuptohet cdo te thote nje komb analfabet, shqiptaret e shkolluar ne rregjimin diktatorial te Enver Hoxhes e dine, qe te zhdukesh analfabetizmin tek nje komb te permasave gati 95% te popullsise ne me pak se 10 vjet, eshte arritja me e madhe qe mund te beje nje politike arsimdashese.
    Enveri po te donte te mbreteronte sa malet sic deklaronin salinjte e shumte, do ta kishte lene kete vend, te pa arsimuar.
    Shqiptare, ka ardhur koha te shohim realitetin, mbi 10,000 femije te pafajshem, sot nuk shkojne ne shkolle, mijra femije marrin rrugen ne kembe, duke kaluar lumenj ne kembe, duke ecur me tre a kater ore, per te shkuar ne shkollen e vetme qe ka mbetur nga “demokrati” Sali.
    Nuk dua ti hyj veprabe te tjera, qe edhe sot po shiten dhe spo mbarohen, ne qe thonim se jemi kaq te varfer, kemi 23 vjet qe po shesim ato qe prodhuam ne kohen e diktatures dhe per cudi, paskemi prodhuar aq shume, sa spo mbarojne.
    Kam deklaruar: Kur te dilni dhe te me krahasoni Enver Hoxhen me burrat e medhenj te botes, qe bene epike, atehere do te them ate qe mendoj per Enver Hoxhen.
    Deri sa mundoheni te shperfytyroni figuren e Enver Hoxhes me plehra si Sali Berisha, qe Enveri fshinte bythen, une do te jem ky qe jam, me quani enverist, Me mire enverist, te pakten jam dikushi, se sa te me thone berishian, qe eshte fyerja me e rende, qe mund te me behet.
    Jemi kundershtare, por te pakten mos na ndyni historine, se historia nuk i takon vetem brezit tone, por i takon edhe atyre qe akoma skane lindur.

  • Enveri shperfilli Shqiptarizmen duke tradhetuar Kosovaret, Çamet e Dibranet
    Enveri na mbylli ne burgun komunist per 50 vjete
    Enveri duke nderuar internacionalzmen komuniste zhduku BESEN dhe NDERIN
    Enveri na la ne nje varferi katastrofike; as kafe nuk jepte, pa le vezet e mishin , po gjalpi??!
    Barkun nuk e ngopnim as me buke misri
    Enveri ngriti fabrika e kombinate qe nxenesit e tije I shkaterruan me “cekun e bardhe”
    Enveri na mesoi te vjedhim dhe sot nxenesit etije u bene milionera me vjedhje
    Berisha si dhender serb ja shiti Shqiperine grekut me janullatosin ne krye

  • Shoke, perpara drejt Korese se Veriut, baluardit te fundit qe po qendron i forte ne luften kunder superfuqive imperialiste. Poshte te gjithe te shiturit shqiptare, oportunistet qe ia falen shpirtin mbeturinave borgjeze te perendimit e nuk dhane kontributin e tyre ne ndertimin e socializmit ne Korene e Veriut, fanarit te vetem ndricues per te gjithe nostalgjiket e Enver Hoxhes!
    Nuk mund ta quajme as sindroma e Stockholm-it se Suedia ishte vend borgjez.

    • info analitike : e ke gjetur tamam shprehjen per baluardet e komunizmit ikni mer ne korene e veriut o te semure mendore se atje do gjeni paqe ke kim jongu se edhe ai i urren imperalistet amerikane,,,,,,disa tru thareve qe kane ngelur akoma me oren e dulles i keshilloj te lexojne romanin “odiseja e 1 detektivi” te AGIM HAMITIT, aty do te mesojne te vertetat e imperialisteve edhe pazaret qe bente nen rrogoz dulla gjirokastrit……persa i perket kosovarve qe duan akoma dullen&brekdhjerin them me ze te larte rrofte “TITO BROZ” QE KSHU TA KUPTONI O DERRA ME GJITHE KUPTIMIN E FJALES,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!

  • SALA ESHT SI QENI QE MBAJ NE KASOLLE JO SI QENI QE MBAJ NE SHPI SE AI ESHT I FIS SHEM NUK ESHTE SPIUN SI SALA DHE HAJDUT

  • Nuk vonon dhe “Dita” hedh helmin e rradhes ndaj Udheheqsit te Madh Enver HOXHA.
    E KENI NGRENE LUGEN E CORBES, JU TE “DITA”-s NDAJ EDHE VILLNI HERE PAS HERE.

    Persa i perket shkrimit te “akademikut” M.K. do te shprehesha se arsyet qe servir Ai jane sikur i ka hedhur ne leter nje Rrugac i Saliut, aspak nje Akademik. Sic duket ky eshte nje nga UDB-ashet e Kosoves sic edhe Saliu i Vicidolit.

  • pllum zaimi:Rroft e qoft demokracia qe na len me fol cfar te duash.Nuk me habit injoranca jote se ashtu te ka formuar komunizmi.Mendoj se as djemt e vajza e tij nuk kan konsideraten per ate diktator,i pa moral i pa fe i pa bese.Vetem mendo se vetem shoke te tij antar byrojet e kantidat te komitetit qendror eleminoj 73. Per nje fjal goje krejt te vertet sa esa shqiptar u vrane u burgosen u internuan.Harrove talanot,harrove se 75%e popullsis merrnintre leke per dite pune.U rriten disa breza pa edukim fetar duke i bere si puna jote ateista.Vertet siguria ishte se edhe me te grabit njeri te gjindeshin apo jo 100 lekesh te vjetra ne xhep.Te pakten sot te luten shitsit ateher ju luteshim shitsit e nuk te jepte se nuk kishte.

    • Cudi o Mark Uk.Si nuk din te shkruash shqip e pa gabime.Dy mundesi ka:ose je shkolluar ne kohen e te ashtuquajtures demokraci (por qe ne fakt eshte shume larg demokracise ,te cilen te gjithe e duan),ose je shkolluar para `90-es ,por qe ishe nga ato qe s`ua priste kungulli se e kishin mendjen vetem per te vjedhur.Te tille ne ate kohe vegjetonin pak.E ti ndoshta je nga ato te paktit e asaj kohe te cilen ti patologjikisht e urren.E urren ,sepse ajo kohe i donte njerezit njerez e te barabarte,e jo si kafshe mishengrenese per njeri-tjetrin.Uroj qe kohet ne vijim te kene sa me pak te tille si puna jote.

      • @ ruxheli
        Nje keshille miqesore……
        Lere kete Mark uk se sa hare qe shkruan te harxhon kohen kot.Si dhe te paska rene ne sy AI S´DI SHQIP jo me mendimet qe i ka shume te shperndara madje nje here beri thirrjen per demostrata kunder qeverise aktuale (meqe mban veten per te djathte) me parrullen
        ´´proletare te te gjithe vendeve bashkohuni´´dhe vetem me kete kuptohet sa ka……..por nje gje eshte e sigurte ,te gjithe e kane marre vesht qe ai eshte ne Angli……..hahahahahah
        Pershendetje

  • Pas luftes dyte botrore,shqipria ka qene vendi me i prambetur ne evrope dhe me nji numer te larte 95% analfabet.Per kohen qe pat ne disponim Enver Hoxha,zhduku analfabetizmin dhe krijoj shkollim te forte.Enveri me forcat kombtare zhduku kenetat,gjakemarrjen,krimin dhe ngriti ekonomin.Me siguri ai ka gabimet e veta por jo, nuk eshte i vetem ne at katrahure cfar ka ndodhur.Sot edhe pse kapen ne flagrance te koruptuarit gjykata i liron se gjykata eshte vet e involvuar ne krim.Te gjitha pastrimet qe jane ne bere ne kohen e Enverit i mvishen Enverit por realiteti me siguri qendron ndryshe.Une nuk mund te besoj se Enveri ishe nji Supermenxhail qe te marre shpirtra apo drakulle i cmendure.Nji njeri i cili bashke me shoket del na mal dhe i bene thirje kombit qe ti bashkangjitet per clirim te atdheut, ai nuk mund te jet gjakepires sic e tregojne demokratet e sotem te cilet larguan nga trojet mbi 1 million shqiptare,lejuan krimin,narkotiken,etj.Ata te cilet hanin buke me Enverin tani dalin dhe na tregojne se ai paska qene gjakpires.Ata te cilet ishin ne varke me djemt e Enverit ne demokraci burgosin menjiher djalin e enverit dhe nexhmijen,pse qe mos te tregojne kta se kush ishin ata.Une realishte kam qene pro dhe kunder enverit.Pro kam qene per aritjet e tij ne shkollim dhe ndertim te shtetit gjysem shqiptare dhe kunder per syrgjynosje te familjeve te burgosura.Une jam mese i bindure se,ne kohen e demorkacis jane marre ma shume shpirtra se sa ne kohen e enverit.Une jam mese i bindure se ne kohen e demokracis jane perdhunuar me shume femra se sa ne kohen e enverit e ashtu me radhe,Shqipria si shtet qe ka nji pasuri natyrore marramendshme por perseri ka ngel shtet me i varfer ne evrope fal demokratve dhe socialistve te sotshem.Shqiptaret ngejne ne piedestal zogun,berishen te cilet erdhen ne krye me ndihmen e Serbve. zogu, pjese te shqipris ja dhuroj serbis dhe sala i dhuroj nafte millosheviqit per flm se erdhen ne pushtet.

    • Te lumte tetovari i nderuar dhe teper i sakte, pseudopolitikanet e sotem, kujtojne se duke share dhe denigruar figuren e Enver Hoxhes edhe per ato gjera qe ne krenohemi, besojne se shqiptaret dhe bota demokratike, do ti besoje se jane demokrate.
      Nderime zoti Xhemil Idrizi Tetovari.

    • “Ata te cilet hanin buke me Enverin tani dalin dhe na tregojne se ai paska qene gjakpires.Ata te cilet ishin ne varke me djemt e Enverit ne demokraci burgosin menjiher djalin e enverit dhe nexhmijen,pse qe mos te tregojne kta se kush ishin ata.”

      Ishte pikerisht kjo pervoja qe kishin maturuar duke i qendruar prane. Pasi e pane se si e aplikonte Enveri me miqte e tij te ngushte, keta ia shperblyen me vone njesoj. Nje shtet monster gjeneron vetem monstra.

      • Info analitike .

        E denove Enverin e vdekur ?
        Dhe nuk thua nje Fjale per Sistemin e Berishes qe E rropi dhe ja hoqi Pendet shqiperise ?
        Enveri perqaqesoje shtresen e Varfer te shqiperise 99 % te saj ,
        Do ti , apo , nuk desha une dhe te gjithe ne se , se ai sistem ishte i domozdoshem per Shqiperine , Per ta nxjerre nga Feudalizmi primitiv , drejt nje Shteti me klase puntore , Intelektuale .

        Mbas 1990 , ne Shqiptaret e ”’ enverit ” ishim me te Uritur , Por me trupin me te Bukur , Dhe me dije , dhe Intelekt me te Larte se Puntoret europian , Dhe kjo Fale shkolles qe na DHA enveri .

        Jane dy data :
        1989 rrenja e murit te berlinit ,
        Dhe 15 shtatori i 2008 . [ Mashtrimi financiar Bankar]

        Mbas ketyre datave Bota nuk ka per te qene si me pare .

        Ketu nuk duhet te tregohemi koke Forte , por kjo eshte politika Boterore .

        Agim Hamiti per mendimin tim Enverin e nxjerr MASON .

        Sot politika Boterore po Takson krahun e lire , Kurse kompiuterizimin nuk po e Takson .

        Diskutimet kane ngelur , ne çeshtje pa kuptim me Realitetin.

        Diskutimet , ne duhet ti perqendrojmo rredh Sistemit ekonomik Financiar .

        Enveri ndertoje sistemin e Duhur Financiar .
        Faktet e Bankave te sotme Boterore , na shtyjne te besojme tek sistemi i Enverit .

        Me fal se u Zgjata,
        Por po te shpjegoje edhe kete :

        Enveri nuk morri borxh [ ose shume pak ] per te bere Vepra .

        Kurse Saliu mori Borxh per te bere RRuge .

        ç’fare materiali kerkon nje rruge ?
        Gure .
        makineri
        rere
        Asfalt
        E ku gjendet ku material ?
        Ne malet shqiptare , Pra pasuri e popullit .

        Po ju pyes ?

        Duhet te blejme keto materialet e maleve tona me Euro ose me Dollare ?
        PO sikur ta blinim materialet e maleve duke Perdorur LEKUN TONE SOVRAN ?

        Shtrydhe trurin dhe mendo ne menyre te Pamvarur .

        Kur te kuptosh se si Funksionon sistemi bankar , HAJDE te flasim per Enverin .

        Shyqyr qe populli nuk kupton se si Funsionon sistemi Bankar
        Se po ta kuptonte neser ne Mengjes do te fillonte Revolucioni .

  • JASHTEQITJET E RANKOVICIT NE FERIZAJ I KENDOJNE ELEGJI ENVER HOXHES.
    VEMJET E GJIRIZIT NE SHQYPNI I MBAJNE ISO BOLSHEVIKE.

    Po si nuk keni pak turp o katunare dhe fashatare nga Ferizaj? Po e harruat masakren titiste dhe hoxhiste te Tivarit more derdimene nga Ferizaj? Po ishin vllaznit tuaj more derdimene te pabese ata mvi 4000 njerez qe Ramkovici i vrau me pabesi komunisti, ishin kosovare more te pabese, ishin shqyptare more enverista debile dhe dallkauke nga fshati juaj Ferizaj qe po i tregoni shyptareve se kush ishte ANTIKRISHTI Enver Hoxha, te cilin ambasadori amerikan e quajti me te drejte MONSTER? Po SHBA ju shpetoi BYTHEN tuaj te pabese dhe te felliqur more deridmene nga Ferizaj se ndryshe do t’ju kishte shuar nga faqja e dheut serbi dhe Millosheviqi dhe do te kishte bere shume mire qe t’ju groposte njesoj sic groposi Rankovici kosovaret ne tivar me nje plumb pas koke sepse ju nuk hani PYKA o katunare dhe fshatare te pabese nga Ferizaj?

  • Bravo trimi Remzi Hasani/le të lehë salistani/ salistani i mark ukut/ avrizusë dallkaukut? Avrizuja dhe mark uki o Remzi Hasani edhe sot pas 70 vjetësh akoma fshihen si krimbat e barishteve të buzëlanës se janë bijtë e putanës, e putanës së fashizmit,ideologë të krimbizmit !!!??!!?? Nuk dalin nga barishtet këta krimba qysh më 7 prill 1939. Dinë të gjuajnë vetëm duke u fshehur pas mureve të tê tubave derdhës të m…it në lanë? Respekt Remzi Hasanit dhe Frontit antikrimb!

    • O filmi sovjetik FURTUNA, por mos permend Avrizuse nga SHBA Antikomuniste Salistanin E Enverit, se eshte kuader i larte i Partise Tuaj Gjakatare te Punes dhe Mik me Koke i familjes Hoxha, apo nuk i ke pare fotot me varkar dhe hyzmeqare ne Drillon?

      Sa per fashizmin dhe 7 prillin 1939 lexo pak histori dhe biografi te vertete per Bahri Omarin qe te mesosh se Enver Hoxha qe spiunet e Titos nga Ferizaj ka jetuar qe nga 1941 deri ne 1944 ne vilen e ketij Kryefashisti dhe Kryekuislingu qe e kishte edhe kunat edhe bamires, por qe nga vila e tij ne mes te Tiranes Enver Hoxha spiunoi tek fashistet Qemal Stafen dhe te tjeret dhe kur morri pushtetin me ndihmen e Jugosllavise vrau kunatin dhe bamiresin e vet Bahri Omari me nje urdher special per Bedri Spahiun ku kishte shenuar me doren e vet: “Te torturohet deri ne vdekje!” sepse o filmi famoz sovjetik Furtuna Bahri Omari e kishte kercenuar Enverin se do t’ja nxirrte te gjitha “PALARAT.

  • pseudodemokarret shqiptare, te majte, e te djathte,duan te ulin FIGUREN E ENVER HOXHES po LEGJENDAT MBETEN LEGJENDE NUK ZHDUKEN.cfare kane bere keta legena qe kane 25vjet qe qeverisin vendin .vec mashtrime e vjedhje dhe pasuri per xhepat e tyre.cfare beri tosi nanos,sali banditi,ilir hajduti,po rilindasi mavi EDVINI me teorite e tij cfare po ben,vetem se i lepihen amerikes per te mbajtur pushtetin.

  • Kush me shume se Berisha e ka dash dhe don xhaxhi Enverin? Kush ka shku te vila e tij. Kush ka dale ne varke ne foto….kush i ka mbajt shurren?

  • Duam apo nuk duam ne pos gabimeve qe beri Enver Hoxha rruges se tij te pa shkelur me nje popull te kohes se FEUDALIZMIT ,duhet ta pohojme me zor te madh ,te gjithe sic pohuan me ZOR te madh te gjithe Shkenctaret mbare botes dhe politikanet e te ashtuquajtur te vendeve te MEDHA demokratike se DARWINI eshte unikal ne punimin e tij “”Origjina e llojeve ” ashtu dhe ne duhet ta dime se kur :
    -Themi ENVER ,nenkuptojme Shqiperine dhe anasjelltas ,kur themi SHQIPERIA ,nenkuptojme ENVERIN .
    -E kam theksuar se :
    Ishte ai qe ka pershkruar aq bukur “”HORRI i BULEVARDIT ” ENVERI qe KOSOVA kishte nje dere “BABE ” pavaresisht se disa here dera nuk ishte e hapur plotesisht ,por ama KOSOVA e kishte hapur ate dere qe te kthehej ne GJINI kur tia pypte nevoja ..
    -Boll te themi se Zgjuarsia e tij na radhiti ne RADHEN e FITUEVE ,perndryshe sot do te ishim resto POLITIKE e atyre qe na hiqen me demokratet ne bote .
    Kete SHQIPERI SHTETERORE QE KEMI SOT duhet tia dime per nder atij burri .
    nje gje me habit mua :
    Si ka mundesi qe te gjithe te mundurit ne luften e II Boterore , djemte dhe NIPASHIT e tyre e kane AMPLIFIKUAR si zerin si SITUATEN deri ne ekstremitet ,aq sa edhe sot EDI RAMA ju neneshtrua atij palo burri ,gjysem metro mbi toke ,duke i bere sa HOSANARA aq edhe korte dhe perulje neveritese ,vetem e vetem q ete behet i besueshem ne syte e tij edhe ashtu si te GJARPRIT !

  • Te krahasosh Enverin me Berishen,me e vogla eshte qe te jesh gjysmak,si te gjithe gjysmaket qe prishin Boten.Pra lereni Enverin atje ne vendit e te gjitheve dhe mirruni me Berrishen qe me veprimin e tij qeper nje jave te tere punoi qe ti hiqte heshtra,nga vendi i bekuar,pse jo edhe per tia zhdukur fare.A nuk ben keshtu turqit me Skenderbeun dhe A.P.Tepelenen..?Jo kush bertet me shume ka edhe te drejte,pra mos bertitni dhe gertisni sa asgje nga keto nuk te sjell drite,uje,pune etj.Lerini rehat servilat qe pine qumshtin e gjithe kopese…

    • TE KRAHASOSH ENVERIN ME BERISHEN ESHTE NJESOJ SI TE KRAHASOSH “MUTIN” ME “KAKEN” QE KANE DALE NGA NJE BYTHE.

  • SI U BE INJORANTI PA SHKOLLE ENVER HOXHA “KOMANDANT LEGJENDAR”?

    Në librin e tij Luan Dode, “Sundimi pa pushtim”, Shqipëria 1945-1948, shkruan një shënim të veçantë mbi mitet dhe simbolet komuniste, ku ndër të tjera jep shpjegim biografik deri në kohën kur Enver Hoxha u bë komandant i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ndër të tjera shkëpusim:
    […] Revolucionari. Si veprimtar komunist Enver Hoxha ka filluar në moshën 32-vjeçare, pas janarit të vitit 1940, në degën e Tiranës të Grupit Komunist të Korçës. Në atë kohë kryetari i Grupit, Koço Tashko, qëndronte në kryeqytet. Në plenumin e Beratit, Hoxha rrëfehet: Kur unë mora pjesë në Lëvizje me grupin e Korçës… u gjenda afër Koço Tashkos. Të tjerët kujtonin se unë isha kryetari i punës… por unë isha vetëm një simpatizant, unë nuk isha anëtar. Kur u formua Partia dhe u gjenda në Komitetin Qendror, këtu hyra me propozim të Koços [AQSH. Plenumi i Beratit. Në: Politikë, 153] Enver Hoxha u hodh në ilegalitet të nesërmen e një demonstrate të zhvilluar në Tiranë më 28 tetor 1941, kundër zaptuesve italianë, ku u ndesh me një oficer të karabinierisë. Me krijimin e PKSH-së, Hoxha u zgjodh anëtar i KQ provizor të saj dhe u ngarkua me problemet e financës (Frashëri Kristo, 268). Pas vrasjes së Qemal Stafës në maj 1942, për njëfarë kohe Popoviçi “s’kishte vendosur cili do të vinte në krye të Partisë”, thotë Tuk Jakova në Pl. e Beratit (AQSH).

    Komandanti. Hoxha tregon se në Konferencën e Parë të vendit të PKSH-së, në mars 1943, gjatë “zgjedhjeve” të organeve drejtuesve të partisë, ishin të dërguarit jugosllavë ata që e vendosën në postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë, kurse Koçi Xoxen si sekretar organizativ. Po ata caktuan edhe anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror dhe të Byrosë Politike (AQSH, Politikë, Plenumi i Beratit, 74,75,170-1). Sipas kritereve komuniste, prej këtij çasti në duart e Enver Hoxhës do përqendroheshin me radhë postet më të rëndësishme të Lëvizjes Nacional çlirimtare e cila mbizotërohej tashmë prej komunistëve.
    Me krijimin e Shtabit të përgjithshëm të UNÇ, në korrik 1943, Hoxha u caktua Komisar i Përgjithshëm. Komandat u vendos oficeri i karrierës major Spiro Moisiu. Në prill 1944, në një tubim ku kishin qenë të pranishëm disa nga anëtarët e KQ të PKSH-së, Dushan Mugosha dha mendimin se Spiro Moisiu nuk ishte në nivelin e detyrës së vet dhe propozoi që Enver Hoxha të ishte edhe Komandant (Dedier, 61). Një hap i tillë, pa dyshim, duhet të jetë miratuar nga “lart”, siç e quanin Popoviçi e Mugosha udhëheqjen e PKJ-së (Dedier, 24).
    Propozimi u “miratua” në Plenumin e parë të KQ të PKSH-së, që u zhvillua në mesin e majit në Helmës të Skraparit,; pas dhjetë ditësh u “zyrtarizua” në Kongresin e Përmetit. Kështu, me kujdesin e jugosllavëve Enver Hoxha gëzoi edhe titullin “Komandanti” me gradën e gjeneralkolonel të marrë po në Përmet (Dedier, 6, Kongresi, 47).
    Një muaj më parë Popoviçi kishte lajmëruar KQ të PKJ-së, se gradat në UNÇ-në do të shpalleshin në Kongresin e Përmetit, për t’u njohur botërisht (Dedier, 60 ku citon relacionin e Popoviçit, dt. 24 prill 1944). Në atë kongres, Hoxha u zgjodh edhe President i Komitetit Antifashist NÇ me atributet e një qeverie provizore. Në Përmet, pa dyshim sipas kërkesave të emisarëve jugosllavë, u hodh hapi i parë për një popullarizim më të gjerë të Titos dhe të Enver Hoxhës: Në ballinën e ndërtesës ku u mbajt kongresi, ishin vizatuar në formate të mëdha portretet e të dyve (Dervishi, 521, ku jep fotografinë e ballinës së ndërtesës).

    Qysh para Kongresit të Përmetit, sipas udhëzimeve të Popoviçit e të Mugoshës në shtypin komunist të luftës kishte filluar të shkruhej për Enver Hoxhën. Liri Gega shkroi një artikull biografik ku cilësohej si “udhëheqës i madh i LNÇ-së” (në revistën “Ylli Çlirimtar”, nr. 1-2,1944). Artikulli u botua edhe veçanërisht në shtypshkronjë, në formë trakti, me portretin e tij dhe u shpërnda në tërë vendin. Në atë kohë Nako Spiru e cilësoi si “faktori kryesor i luftës dhe i sukseseve”. Në ngjashmëri me Titon, Buletini i Luftës Nacional-Çlirimtare shkruante artikullin me titull “Vëllazërim armësh në Dibër. Ushtritë NÇ të Titos dhe Enverit çimentojnë vëllazërimin e tyre”. Shkruhej për “ushtarët e Enverit”, për “partizanët e Enverit” (Buletin, 16 e 25 nëntor 1944).
    Për popullarizimin e fryrë të Enver Hoxhës është diskutuar në Plenumin e Beratit. Tuk Jakova ka thënë: “Ne s’e kemi popullarizuar mirë Enverin… Kjo ka rrjedhur se Aliu (M. Popoviç) s’kish vendosur cili do vinte në krye të Partisë sonë… Shoku Enver, i lidhur pas Aliut, nuk ka ardhur të shohë ushtrinë dhe popullin… Ne popullarizojmë një njeri që s’e ka parë kush… Enveri ka qenë i mbyllur brenda pas Aliut… dhe jam i mendimit që Enveri të dalë të lëvizë, që të duket e të njihet në ushtri e në popull”. Aty, Nako Spiru, pasi u justifikua për artikullin që pati shkruar më parë duke treguar se “në Panarit na është thënë nga Dushani e Miladini se tani Lëvizja duhej të lidhej me një figurë”, u shpreh: “Sot edhe në një listë gjellësh do të gjesh emrin e Enverit”. Po aty, Sejfulla Malëshova foli për një “popullarizim që mori formë banale”. Në autokritikën e vet Hoxha pohonte: “Unë e shija popullarizimin se ishte artificial dhe nuk më dukej i arsyeshëm” (AQSH. Pl. e Beratit, në: Politikë, përkatësisht 84, 86, 122-3,130,155).
    Por kritikat dhe autokritikat nuk e ndryshuan kursin. Porosia e dy shokëve jugosllavë për popullarizimin e Enver Hoxhës, që pa dyshim kishte ardhur nga “lart” u bë pjesë e “tezave” themelore për drejtuesit komunistë shqiptarë. Qeveria do të hynte në Tiranë më 28 nëntor 1944, gazeta “Bashkimi” që kishte dalë në mëngjes si “Numër i posaçëm”, dhe u shpërnda, u rishtyp si një “numër special” se në ballinën e botimit të parë mungonte fotografia e Enver Hoxhës.
    Pas ardhjes në fuqi s’kishte më pengesa për popullarizimin e komandantit, me gjithë pëshpëritjet që qarkullonin mes shokëve të vet “rreth popullarizimit të ekzagjeruar” dhe për “një popullarizim në rrugë të drejtë” të tij (AMPB, në: E vërteta 27, 115). Edhe në Beograd ngrihej lart figura e Hoxhës. Pas një viti pushtet, “Bashkimi” i 28 nëntorit 1945, nënë titullin e madh “28 e 29 nëntor 1945”, fotografia e Hoxhës qëndronte në krye, ndërsa nën të, me formate më të vogjëal, ishin vendosur ato të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit”.

  • SI U BE PIRATI GJAKATAR ENVER HOXHA PAPE DHE “KOMANDANT LEGJENDAR”

    degjoni o milet nje histori te VERTETE:

    Nga Luan Dode

    “Në partinë tonë po duken simptomat e degjenerimit nga një parti politike në bandë kriminelësh”, – Sejfulla Malëshova.
    Dorëzimi dhe gjykimi i kriminelëve të luftës përbënte një problem ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore.
    Komunistët quajtën “kriminelë lufte” e “armiq të popullit” jo vetëm bashkëpunëtorët me zaptuesin, por en bloc të gjithë kundërshtarët dhe armiqtë e komunizmit. Në këtë këndvështrim u akuzuan si kriminelë lufte edhe ata të cilët, në mbarim e sipër të luftës, duke e parashikuar terrorin komunist u larguan nga vendi.
    Në fillim të marsit 1945 ministri i drejtësisë Manol Konomi në cilësinë e kryetarit të Komisionit qendror për zbulimin e kriminelëve të luftës dhe armiqve të popullit, i drejtoi Komisionit Ndërkombëtar për zbulimin e Krimeve dhe Kriminelëve të Luftës në Londër kërkesë “në emër të popullit” për dorëzimin e dyzet personave që i konsideronte të tillë e që kishin kaluar në Perëndim. Për ironi të historisë, lista hapej me Mid’hat Frashërin, personalitet i denjë demokrat i atdhetarizmit shqiptar. Gjatë atij viti kryeministri kërkoi tri herë nga aleatët perëndimore dorëzimin e kriminelëve të luftës.
    Veçanërisht në gjyqin Special, që u zhvillua në Tiranë në mars–prill 1945, u duk qartë se cilët konsideroheshin kriminelë lufte nga qeveritarët komunistë.
    ***
    Ana tjetër e medaljes.
    Për krimet e luftës, të cilat vazhdonin të kryheshin nga komunistët, alarmi ishte dhënë që në Plenumin e Beratit ku Tuk Jakova, komisar politik i Brigadës I, pasi dënoi vrasjet arbitrare që bënte ky formacion, kërkoi: “Komiteti Qendror (i Partisë) duhet të marrë masa të shpejta e të dënojë kriminelët se kjo po na ngatërron ne aq sa s’po dimë të vendosim kush është kriminel lufte e kush jo” (AQSH. NË: Politikë, përkatësisht 85, 86). PO aty, Gogo Nushi shfrynte: “Dihet ç’ka bërë Brigada e Parë kudo”.
    Po rendisim disa nga krimet masive të kryera nga Brigada I, kryetar i gjyqit ushtarak të saj, urdhëroi vrasjen e 67 ballistëve të dorëzuar në fshatin Matjan të Myzeqesë (AQSH, Politikë, 163, diskutim i E. Hoxhës, në Pl, e Beratit/ M, Shehu i dëshom djalit të vet [B. Shehu 124] Musta, jep emrat e 67 të vrarëve).
    Brigada bëri vrasje masive në Pogradec. Më 7 mars 1944, në Dunicë të Mokrës, nga ballistët e dorëzuar pas një thirrjeje se do të lejoheshin të shkonin në shtëpitë e tyre, u pushkatuan 11 krerë nacionalistë. Më 5 mars 1944, me urdhër të M. Shehut, në Martanesh u pushkatuan 21 burra të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre. (mes tyre bënin pjesë edhe partizanë të sëmurë, të strehuar për t’i shpëtuar acarit të dimrit…[Butka (iii), 80-1,82,83] Pas shumë vitesh, M. Shehu i “bindur” se po justifikon krimin shkruan: “NË Martanes pushkatuam 25 xhandarë e ballistë”]
    Në Mallakastër, “me urdhër të Shtabit”- thotë M. Shehu,- ka pushkatuar 11 ushtarë italianë mes të cilëve një kolonel dhe kapitenin e ri Moreti, të dorëzuar para disa muajsh, kur po kalonin pikërisht në krahinën e Mehmet Shehut, të cilin e njihte kapitani i ri (kapiteni dhe M. Shehu kishin qenë shokë në Akademinë ushtarake të napolit. Mehmeti kishte qëndruar gjashtë muaj në shtëpinë e kapitenit, ky e kishte trajtuar si vëlla dhe prindërit e tij si djalë shtëpie [shih. Bashkim Shehu 112-8] )
    Pushkatimi është bërë për shkak se komanda italiane nuk pranoi shkëmbimin e tyre me tre partizanë të zënë robër. Me kapitullimin e Italisë, kolonel Gamuçi me 112 karabinierë italianë, ndër të cilët 8 oficerë, shkoi në Labinot për t’u bashkuar me forcat partizane. Por këta i çarmatosën. Më 11 shtator, me urdhër të Brigadës I, i komanduar nga Xhelal Staravecka, i cili i mori italianët dhe i pushkatoi për t’u marrë veshjet dhe këpucët. Vite më pas, Staravecka shkruan se deklaratën për veshjet “e ka bërë më qëllim propagande për të ekspozuar keq komunizmin shqiptar ë ndodhej në duart e serbëve”
    Xhelal Staravecka shkruan: “Më 9 tetor 1943, pasi i torturuam mizorisht, pushkatuam në katundin Fravesh (në Priskë të Madhe të Tiranës), 13 veta të pafajshëm. Urdhëri për pushkatimin e tyre u dha nga Dushan Mugosha, Mehmet Shehu dhe Tahir Kadareja. Për këtë rast, Staravecka, pasi tregon për tortura rrëqethëse e pushkatime arbitrare, ku pranon vetëm për katër gjindarmë të dorëzuar e të pushkatuar, tregon tjera krime, të cilat ia faturon vetëm Dushan Mugoshës (Benanti, 106/ Staravecka, 292-3)
    Në fillim të prillit 1944, në afërsi të fshatit Kuç të Kurveleshit, vritet, për hakmarrje partizani Memo Meto, zëvendëssekretari i PKSH-së, për zonën e Labërisë. Vrasësi ishte 15 vjeçari Arap Lilo, të cilin komunistët nuk e gjetën dot. Për reprezalje, komisari komunist Qazim Kondi vrau mbi varrin e Memos 15 bashkëfshatar të pafajshëm, mes të cilëve dy gra (Musta, 45-7, ku jepen emrat e viktimave)
    Po atë muaj, me urdhër të Hoxhës u ngrit në rrethin e Kolonjës batalioni partizan me emrin Hakmarrja (pararendës i Divizionit të Mbrojtjes së Popullit) me komandant Petrit Dumen. Detyra: rasja e nacionalistëve dhe djegia e shtëpive të tyre; këto, jo vetëm në qarkun e Korçës por në të gjithë Shqipërinë jugore (po aty).
    Manush Myftiu tregon në Plenumin e Beratit për dy masakra në Veri. Në fshatin Kurdari të Matit “na paralajmëruan se po t’u binin gjermanëve, ata do të na godisnin. Ne vendosëm ky ishte mendim i Besnikut-pseudonim i H. Kapos) që të pushkatohej kushdo që të gjendej rrugës… Kur forcat tona u futën në Kurdari, dogjën 15-20 shtëpi, një mëhallë dhe vranë 20 fshatarë. U bënë të gjithë të këqijat që mund të bënte një forcë mercenare… Këtu influencuan Shefqet Peçi, me Çobanin (pseudonim i Hito Çakos- shënim).
    Në katundin Buzëmadhe të Lumes, fshatarët kishin therur me thikë një komisar të plagosur. U dërguan Sh. Peçi dhe H. Çako, të cilët mblodhën fshatin për “konferencë” dhe vranë 21 veta. (AQSH në: Politikë, 95/ Palushi, 7, ku jepen emrat e të masakruarve)
    Po në atë plenum Nako Spiru, pasi përmend veprime terroriste të kryera në Bozhigrad nga Beqir Balluku, thotë se “nuk kanë mbetur prapa dhe të tjerë” (po aty).
    Më 14 nëntor 1943 në qytetin e Gjirokastrës, brenda një ore u ekzekutuan 11 qytetarë të nxjerrë nga shtëpitë, ku ishte dhe një 15 vjeçar. Nuk u lejuan familjarët të varrosnin viktimat. Njësiti komunist që kreu masakrën drejtohej prej Sotir Meros. Vendimi ishte marrë nga drejtuesit komunistë të qarkut.
    Në janar 1944, në një gropë të madhe në përroin e Shipskës (qarku Korçë) u zbuluan 185 kufoma ballistësh të masakruar, krim për të cilin, sipas një dokumenti britanik (National Archives, HS, 5/75, v. 1945) duhet të ketë qenë i informuar Manol Konomi. (C.Hoxha: “Ministri i drejtësisë, Manol Konomi, u bën…” artikull në Standard, 11 shkurt 2012, ku i referohet National Archives, HS, 5/75, v. 1945)
    Në mesnatën e 14 shkurtit të 1944-ës, forcat komuniste rrethuan Libohovën (në Gjirokastër) ku vranë 33 veta nga familjet nacionaliste, pa bërë dallim për pleq, gra e fëmijë. Sipas një dokumenti britanik ka pasur dijeni Bedri Spahiu (National Archives, HS, 5/73, v.1945/ Musta 42-4, ku jepen emrat e viktimave).
    Në fshatin Dukaj të Tepelenës në shtator 1944 forca partizane të komanduar nga Tahir Kadareja, rrethuan një batalion gjindarmësh nga Veriu ku zunë gjallë 27 veta, të cilët pas pushkatimit i hodhën në Vjosë (Mylyshi, 138,/ Musta (i), 52-3).
    Krime lufte, ku urdhërues e zbatues qenë drejtues komunistë, ishin masakrat kur forcat e tyre hynë në Tiranë.
    Komunistët i vazhduan krimet masive edhe pas marrjes së pushtetit. Të tilla ishin pushkatimet masive, pa gjyq, gjatë ekspeditave sidomos për mposhtjen e Veriut, dhe kryengritjes së Malësisë së Madhe, si dhe të lëvizjes së Postribës, të shoqëruara me djegie shtëpish e të tjera. Po ashtu, për vrasjet e rreth 780 shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë, gjatë rrugëtimit Prizren-Kukës-Shkodër, mars-prill 1945, drejtuesit komunistë të Tiranës ishin bashkëfajtorë.

  • o nastradin arvizuja

    sado te shkruash edhe milirda komente te tjere ato e lartesojne figuren enver hoxhes…biles ne rradhet tuaJa te NEKROFILEVE eshte shtuar dhe edi rama,aleks arvizu dhe ilir meta.E pe tunelin sa te madh e kishte hallatin Enverin…Le te shkojne dhe ne washington,londer, paris te shikojne bunkeret e tyre a i lejon kush…Ishte Nato ne 1999 me koqevaret dhe ministrine e mbrojtjes qe pastruan tunelet nga muti i nastradinit qe perdorte tunelet si nevojtore .

    Nastradin nuk te krtikoj se po shan Enverin por ju lutemi mos ja rrisni lavdine atij me shume se i takon

    Kape nje cike kete timin ketu poshte (komentin se mos te shkon mendja diku tjeter)

    Duan apo nuk duan sot një pjesë e shqiptarëve dhe e politikanëve të tyre, në të ardhmen kjo do të quhet një ndër periudhat më të lavdishme e barabartë me atë të Skenderbeut, në mos më shumë. Historia i ka ligjet e saj, si dje, sot dhe nesër. Politikanët dhe gjeneratat e sotme janë të pazotë t’i ndryshojnë këto ligje. Ata janë të zot të përdorin propagandën e sotme si të duan, por janë të PAZOTË TË NDRYSHOJNË LIGJET E HISTORISË!

    Sundimi 20-vjeçar i Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
    Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!

    Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij. Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.

    Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga zjarri i Luftës Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
    Sot është koha e gabimeve te tyre.

    Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre! Ajo ka filluar ne kete 70 vjetor

    Zoti nastrdin arvizuja nqs ka demo-kraci dmth ka pushtet te popullit organizoni nje referndum dhe nqs se humbet Enveri do jem i pari qe do ta braktis ate..jo se kam ndonje respekt per te por jeni ju neonazistet qe po ja rrisni lavdine

  • shqiptar: Ju vetem jeni nje shqipfoles se nuk ke lidhje per shqiptar.Zemra jote eshte ne Turqi te origjina jote.Ndoshta bej ndonje gabim ortografik,po ju nuk keni faj se nuk kuptoni se aq ke kapacitetn.Besoj se po i kupton cfar ju shkrojta.Ne gjuhen e gjakut tend nuk kuptoj e nuk mund te shkruaj.FLM per repliken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *