Sulmuesi Wayne Rooney pritet të jetë i gatshëm për udhëtimin e Manchester United në Gjermani për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munich.
Rooney kaloi vikendin në Manchester duke bërë stërvitje dhe not në pishinë në tentim për të qenë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Allianz Arena.
Dhe David Moyes ka konfirmuar se lojtari është duke punuar fuqishëm me qëllim që të rikthehet për takimin e rëndësishëm të garës evropiane.
“Ne kemi punuar me të fuqishëm në biçikletë dhe në pishinë notimi gjatë fundjavës dhe do t’i japim mundësi atij për të qenë i gatshëm për ndeshje”, ka thënë Moyes.
