Viktor Orban është fitues i zgjedhjeve në Hungari me shumicë votash. Edhe pse fitorja e tij nuk ka asnjë dyshim, nuk është e sigurt nëse do të mund të ruajë maxhorancën me dy të tretën e deputetëve, të cilën e ka përdorur për të forcuar pushtetin deri në vitin 2010 dhe sipas kritikëve dobëson vlerat demokratike të vendit. Rezultatet e pjesshme, bazuar në numërimin të 98,97 për qind të votave, nxjerrin fitues partinë e tij Fidesz me 44,54 për qind të votave. Ai kryesoi gjerësisht aleancën e majtë me pothuajse 26 për qind, e cila pranoi dje në mbrëmje humbjen e thellë. Partia e ekstremit të djathtë Jobbik, antirome dhe antisemite ka progresuar me 20,54 për qind të votave. Partia konservatore ka humbur shumë terren krahasuar me 52,7 për qind të votave marrë në vitin 2010. Pavarësisht kësaj, partia e Orban fitoi 133 nga 199 vende në Parlament, shumë pranë pragut që i mundëson një maxhorancë me dy të tretën. Një proporcion që mund të ulet akoma ose të ngrihet sepse rezultatet janë shumë të ngushta në disa rajone
JO VETEM KAQ, POR PER HERE TE DYTE RADHAZI ME MBI 2/3-AT E DEPUTETEVE.