Hoxhaj: Axhendë për të bindur Rumaninë dhe Qipron

anazapta

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti të hënën në takime të veçanta delegacionin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe një grup të përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët pak kohë më parë zhvilluan vizita lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës në Rumani dhe Qipro.

Këto dy vizita u organizuan në vazhdën e përpjekjeve të intensifikimit të bashkëpunimit me 5 shtetet e BE-së, të cilat, ende hezitojnë ta njohin shtetin e Kosovës.

Vizitat lobuese janë ndërmarrë në kuadër të një projekti të përbashkët të MPJ-së me Ambasadën Britanike në Prishtinë dhe Këshillin Britanik. Gjatë takimeve ministri Hoxhaj i falenderoi dy delegacionet për kontributin e dhënë dhe veçoi rëndësinë që ka lobimi në disa nivele, përtej përpjekjeve diplomatike dhe institucionale.

Ai gjithashtu theksoi se shpesh diplomacia publike, e shoqëruar me diplomacinë parlamentare dhe atë të shoqërisë civile, luan rol të rëndësishëm në formësimin e opinionit publik në vendet ku kërkohet njohja.

Hoxhaj nënvizoi rëndësinë që ka për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, njohja nga këto vende anëtare të BE-së.

Deputetët pjesëmarrës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile ndan përvojën e tyre lobuese në Rumani dhe Qipro dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe të spektrit të gjerë politik në fushën e njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *