Eto’o, rikthehet para ndeshjes me PSG

anazapta

Sulmuesi i Chelseat, Samuel Eto’o, është stërvitur i ndarë nga skuadra dhe shpreson të luajë kundër Paris Saint-Germainit të martën mbrëma.

Kamerunasi nuk është paraqitur në tri takimet e fundit të bluve si pasojë e lëndimit, ndërsa ai është stërvitur nga asistent-trajneri Rui Faria.

Në ndërkohë, Andre Schurrle, i cili pati probleme ndaj Stoke Cityt, është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në dispozicion të Jose Mourinhos është edhe Jon Obi Mikel.

Chelsea e ka humbur me rezultat 3-1 takimin e parë në Parc de Princes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *