Bukuroshja kolumbiane, Shakira, ka qartësuar komentet e saj të mëparshme që i bëri rreth partnerit të saj, Gerard Pique, të cilat lidheshin me xhelozinë e këtij të fundit.
Krijuesja e hitit “Empire” sqaroi se ajo po “bënte shaka” kur ka thënë se partneri i saj nuk e lejon atë të realizojë më video muzikore me meshkuj.
Ajo zgjodhi rrjetin social “Facebook” që ta mbrojë lidhjen e saj, duke shkruar: “Kohës së fundit deklarova për disa intervista se i dashuri im është xheloz. Unë bëra shaka rreth asaj çështjeje dhe shoh se disa medie po e marrin shumë të vërtetë. Në realitet ne kemi një lidhje të mirë mirëbesimi dhe xhelozia asnjëherë nuk ka qenë e pranishme te asnjëri prej nesh. Shpresoj se herën tjetër unë do të jem më e kujdesshme në shfaqjen e sensit tim të humorit, pasi që shumë shpejt ai po keqinterpretohet”.
Në intervistën e saj për Billboard, Shakira tha: “Ai është shumë xheloz. Mua më duhet të realizoj videoklipe me femra, pasi që ai nuk më lejon t’i bëj me meshkuj.
