A është ‘Muli’ frymëzimi i PD-së?!

anazapta

Nuk dihet se mbi ç`kritere është zgjedhur nga një e përditshme pikërisht ish-ministri i rendit, Flamur Noka,  për t`u shprehur lidhur me aktualitetin politik, por të ngjan se interesi ka qenë për të grishur lexuesin nëpërmjet tingëllimit komik që bart ky emër, kur është fjala pikërisht për atë, Mulin e PD-së, që duket se nuk e ka hiç për dert, jo namin si i tillë në opinion e “salloneve” të politikës, por mungesën e një përpjekjeje sado të pakët për ta përgënjeshtruar këtë namin të zi mbi veten, teksa ka plot shanse.

Dhe ja një i tillë siç është një intervistë në gazetë, që zakonisht realizohet me pyetje të dërguara paraprakisht e përgjigje të hartuara në rrethana komode (sepse nuk je live si në TV), me avantazhin që fjalitë të hartohen sa më korrekte, si nga përmbajtja leksikore e si nga ajo inteligjente. Por duket se është e pamundur. Prononcimet e Nokës në intervistën e tij, e kthejnë kalendarin politik 20 e kusur vite mbas, ku dhe atëherë, të tilla shprehi fshatçe (në kuptimin më të rëndomtë të fjalës), kurrsesi nuk mund t`i hasje në lidershipin qëndror të PD-së, përplot me emra të mendjes e kontributeve të njohura në shoqëri, por tek ndonjë militant province, që përligjet sipas fjalorit të urtësisë popullore, me devizën: aq mendon e aq thotë…ndaj mos ja vini veshin! 

Por nuk është aq halli se si e mendon marrjen e pushtetit Noka me skenat e ikjes së Ramës prej Kryeministrisë i tmerruar nga protestat e papara në gjithë Europën Juglindore, pasi çdo forcë politike ka brenda vetes ekzemplarë të tillë, edhe në nivelet e larta; halli është kur sheh se atij i është besuar flamuri i kredos politike në PD, zëri e leksiku bazë i saj, duke e bërë gjithnjë e më të munguar atë përfaqësimin potent, të besueshëm e serioz, që përçon në popull reflektim mbi çfarë nuk u bë mirë në qeverisje e një vizion të reformuar për të ardhmen me plot besueshmëri, që shkon paralel me një mendim opozitar të pjekur. Nëse ka vend që PD-ja të kthehet pas në kohë, kjo është ajo kohë kur vlera e lidershipit të saj ishte në ato nivele intelektuale, sa Flamurin e rendisnin tek personat “dru me pre”, për të furnizuar realisht me dru sobat e zyrave të PD-së së asaj kohe, në kohë të ftohta.  

Share This Article
12 Comments
  • po ky as per dru sesht mjer shqiperia kush del e flet per pushtet une vetem nji pytje dua ta beje deri kur deri kur populli shqiptare do ti duroje keta analfabet hajdut e kriminel me gjykates e prokuror te niveleve me te ulta te sillen si ne xhunglat e amazones sepse ashtu te lene pershtypje posa e hapin gojen

    • Te duken te lehta punet e shtetit? Ti cfare do beje po ishe ne vendin e tij? Asgje. Ti me kujton Gjergj Fishten kur ne vitin 1911 fliste per Shqiptaret dembele, burracake, mendjemedhenj qe shajne udheheqsit e tyre tere diten dhe rrine me nje kafe tere diten ne kafene. Ti nje nga keta tipat e 1911-tes dukesh….

      • o Kosta, sepse nuk na duken te lehta punet e shtetit qajme hallin se kush del e na sqaron per te ardhmen e Shiqperise. P.s. mos je gje Muli me aliasin Kosta?

        • Muli
          Hajde Dru me Pre vetem per dru njifen goranet se per bagti i humin ne livadh
          Hajde Dru me Pre
          Hajde Dru me Pre
          Muli minister Skandal i pa pame kurr
          Hade Dru me Pre or tej gospodine bullgari.

  • E cuditshme se si ju gazetat e njeanshme politike, te varura teresisht nga krahu politik qe perfaqesoni, vazhdonid eh i besoni genjeshtrave te njera tjetres. Qellimi dihet: te mund te perfitoni sa me shume fonde (edhe reklamash) nga kompanite e lidhura me pushtetin….
    Keshtu benin simotrat tuaja me ish pushtetin e Berishes, keshtu beni dhe ju, sepse nuk ka asnje rruge tjeter per te dale nga kjo vorbull, pervecse falimentimit gje te cilen nuk e deshironi dhe nuk e pranoni dot. Por edhe mund tju ndodhe nje dite…

  • A është ‘Muli’ frymëzimi i PD-së?! Pyejte e pjeserisht e sakte; Muli nuk eshte frymezim i PD-se por i periudhes te 30 vjeteve te fundit. Ne kohe te tille (e me pare) kemi pasur ministra me te keqinj e me te humbur se i nderuar z Mul; me shqeteson me shume fakti se individi eshte Mjek. Nese e mbaj mend mire, apo gazetat se kane thene per shaka!

    Mjeket supozohen se merren nga studentet me te mire e te zgjuar te shoqerise, si ne Shqiperi e ne te gjithe boten, zakonisht mbahen per Studente Elitare; e ne mos qofshin te gjithe me “Medalje Ari” te pakten nuk jane te ketij niveli. Pastaj kur fut Noken e te tjere e “pershtjellon muhabetin” por kjo vertete eshte e dhimbshme;

    z. Muli MD.

  • MULI UNE NUK E DI SI E MBAN E SHOQA SE AI ESHT NJE COP ORDINER PA NE TE TJERVE SNA PRISH PUN SE ESHT NJESOJ SI QENI IM MULI QE BEN HAM GJITH DITEN DHE SJA VAR NJERI

    • muli kur ishte mender student, e vetmja gje qe bente,ishin punet e rendomta ne PD;psh.ngjiste ne mur postera dhe ju pastronte zyrat funks. te partise,sa per provimet i merrte qe nga Pd.E pyeten nje dite,se cilet organe ka njeriu djathtas:-e para eshte zemra…..mul kaqoli u be minister…kete kategori fshataro-intelektualesh ngrinte ne pushtet Sali maloku Rasputini i shoqerise shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *