Tiranë, pistoletë me silenciator dhe kapuç, pranga kontigjentit

anazapta

Një 29-vjeçar i dënuar dy herë më parë për shitje droge dhe vjedhje, është arrestuar për herë të tretë si i dyshuar për përfshirje në grabitje. I arrestuari është Drini Xhelo, nga Shkodra dhe i shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit në automjetin  e markës “Opel Corsa”, me targë TR9045L, janë gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Cervena Zastava”, një silenciator, një kapele dhe një kapuç pambuku, që u sekuestruan si prova materiale. Dyshohet se Xhelo po përgatiste ndonjë sulm grabitjeje, ose një akt kriminal, për të cilin po hetohet.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *