Kamzë, gjimnazisti kapet me pistoletë në shkollë, arrestohet

anazapta

Një adoleshent është kapur me armë në shkollën “Ibrahim Rugova” në Kamzë. Arrestimi është bërë gjatë ditës së djeshme, nga efektivët e Komisariatit Numër 5 në kryeqytet. Burime nga policia kanë bërë të ditur se i ndaluar është 16-vjeçari Dashamir Kovaçi. Ky i fundit ndodhej në oborrin e shkollës në momentin që është ndaluar nga efektivët e policisë. Ende nuk dihen motivet pse 16-vjeçari e kishte marrë armën në shkollë, ndërsa policia dyshohen se mund të ketë pasur ndonjë sherr me nxënësit.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *