Cliff: EULEX-i do të ketë nën kontroll Tribunalin

anazapta

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka deklaruar se gjykata për krime luftë që supozohet të bëhet në Kosovë do të jetë “gjykatë kosovare, por nën ombrellën e EULEX-it” dhe do të gjykoj sipas ligjeve të Kosovës.

Cliff iu ka thënë gazetarëve në Fushë Kosovë që prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë nga bashkësia ndërkombëtare, derisa selia e gjykatës do të jetë në Kosovë dhe në Holandë.

“Qeveria e Britanisë së Madhe vlerëson se është absolutisht e nevojshme formimi i asaj gjykate, e cila nuk është e drejtuar kundër Kosovës dhe UÇK-së. Gjykata do të merret me krime individuale”, ka thënë Cliff.

Ai ka theksuar se zgjatja e mandatit të EULEX-it edhe për dy vite është e rëndësishme për edhe për shkak të gjykatës për krime lufte.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *