Bale: Është kënaqësi të luash me Ronaldon dhe Benzeman

anazapta

Gareth Bale thotë se është fantastike të luash me lojtarë të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. Ai thotë se stili i lojës nuk ka ndryshuar shumë pas transferimit në Real Madrid.

Gareth Bale është përshtatur mirë në Real Madrid. Ai ka 18 gola dhe 18 asistime për klubin madrilen gjatë këtij sezoni.

Lojatri nga Uellsi thotë se është fantastike të luash me lojtarë të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

“Është padyshim fantastike të luash me lojtarë të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzem , por unë mendoj se i tërë ekipi ka shkëlqyer gjatë gjithë sezonit dhe ne jemi të gëzuar shumë”, ka thënë Bale .

Ai u transferua në Real Madrid nga Tottenham, gjatë verës së shkuar, për 100 milion euro. Bale thotë se stili i lojës nuk ka ndryshuar shumë pas transferimit në Madrid.

“Unë nuk mendoj se kam ndryshuar shumë . Ekziston një fokus më i madh në topin këtu në Spanjë në krahasim me të Premierligën, por stili im nuk ka ndryshuar shumë, dhe unë ndjehem i sigurt të luajnë këtu”, theksoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *