Televizioni italian RaiUno ka intervistuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndër të tjera e ka pyetur për debatin e legalizimit të marijuanës në Lazarat.
“Çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku” tha Rama.
Si RAIUno, me emisionin ‘Porta a Porta’ të gazetarit Bruno Vespa, ashtu edhe edicioni i jugut i gazetës ‘Il Corriere della Sera’ e nisin udhëtimin e tyre nga Lazarati duke dhënë shifra që janë kontestuar: të paktën 300 plantacione që sjellin të korrura mbi një mijë ton marijuhanë; me një fitim prej rreth 4 miliardë e gjysmë euro, sipas tyre.
Sipas mediave italiane llogaritet që vetëm një rrënjë marijuanë jep një fitim prej gati 300 eurosh. Zona e Puglias, për nga pozita e saj gjeografike është etapa e parë e drogës shqiptare. Gjatë vitit të kaluar në brigjet pulieze mes Brindizit dhe Leçes janë bllokuar 7 tonë marijuanë, ndërsa vetëm në tre muajt e parë të këtij viti sekuestrimet kanë arritur në katër ton.

Z. Rama leri intervistat nuk eshte me koha e tyre ; Time is Now. Ti nuk je kryeminiter per te administruar nje teritor prej 28748 km2, ajo te eshte zvogeluar nga largimi dhe shpallja me vete e Pricipate Lazarat Columbia Kjo Principate per te ruajtur integritetin e vet teritorial ka njesite e saj te rregullta te armatosura e te mire paguara, nuk mbahet mend sa kohe ka qe nuk shkel nje kembe polici shqiptar ne kete vend.