Malësi e Madhe, e vrau me thikë pse e shikonte me inat, arrestohet Lepuri

anazapta

Vrasja në Malësinë e Madhe ka ndodhur vetëm për një shikim të shtrembër, ndërsa mbrëmë policia kapi të fshehur në një banesë në Bajzë të dyshuarin Marjan Lepuri, që nuk bëri rezistencë. Ky është motivi banak i grindjes që përfundoi në goditje fatale me thikë, që la të vdekur një adoleshent dhe mbeti i plagosur kushëriri i tij. Ngjarja ndodhi në Bajzë të Malësisë së Madhe. Autori ka akuzuar viktimat pse e shikonin me inat dhe pas fyerjeve kanë ardhur goditjet me thikë. Por mësohet se mes të rinjve edhe më parë ka pasur përplasje verbale dhe fizike. Për pasojë, 18-vjeçari Kristian Kaçaj humbi jetën në spital pas plagosjes së rëndë, kurse tjetri, Mirash Kaçaj, 24 vjeç, ndodhet në gjendje jo të mirë. Dëshmitarët i treguan policisë se autori i dyshuar është Marjan Lepuri, i cili u shpall në kërkim. Viktima sipas mjekëve kishte një plagë në zemër. Policia ka kryer kërkime të shumta gjatë orëve të fundit, derisa e prangosi të dyshuarin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *