SHËNIM: A mund të jetë Lazarati një destinacion turistik?!

anazapta

Sigurinë e shtetasve të saj, Amerika e mat me një tjetër kut, që ndoshta për ne nuk përbën rëndësi, e ndodh të na çudisë, si në rastin e fundit kur Ambasada e Shteteve të Bashkuara  në Tiranë paralajmëroi shtetasit e saj që mos udhëtojnë për në Lazarat. Shumëkush mund të ketë qeshur me vete, a thua se hyrje-daljet e të huajve në Lazarat, janë si ato në një fshati turistik, por që herëpashere aty plas pushka e derdhet gjak. E kundërta: aty nuk ndodh asgjë veç kultivimit të hashashit. Madje është e njëjta mërzi, topitje energjish e parazitizëm deri në humbje të kuptimësisë më normale të ekzistencës, që pothuajse e ndesh në çdo provincë të ndyrë shqiptare. Maksimumi që ndodh aty si pasojë e kultivimit të një bime të ndaluar me ligj, është se një shtëpi, në vend që të ketë një makinë, ka tre; në vend që të ketë dy a tre dhoma, ka gjashtë; në vend që të ketë  një, dy a tre kate, ndodh të ketë dhe katër; e në vend që të ketë dhjetë llampa ndriçuese, ka 20 apo 30 të tilla. Po, ndodh që energjia nuk paguhet, por ama as faturistë nuk ka; e kur ka patur nuk ka ndodhur të jetë rrahur a përzënë nga fshati, por që ka faturuar të paktën afër 50 përqindëshit. Sakaq, nuk sheh lazo të veshur shtrenjtë; aty nuk ka as disko apo pub-e me pronarë që u rëndojnë varëset e florinjta në qafat sa një derr; nuk rrihen nëpër lokale e as përlahen duke luajtur bilardo.  Mund të ndodh kudo, por jo në Lazarat që të ndeshen me thika e dikush të lerë jetën në kalldrëm për një shikim të vëngërt. Për këtë arsye, kreu i Komunës Aliko e banorët në përgjithësi, kanë një të drejtë që janë ndiher të fyer, edhe për faktin se paligjshmëria e Lazaratit, është po e njëjta që e ndesh dhe mu në mes të Tiranës nga plot njerëz me pushtet dhe që karakterizon pothuaj gjithë jetën shqiptare. Por me Lazaratin patjetër duhet bërë diçka. Dhe  nuk do qe e udhës që mu për të veçantat e këtij fshati, ku ngërthehet paligjshmëria dhe normaliteti; flama e drogës e një jetë të qetë e limontike, aty të shihej mundësia e një destinacioni turistik, ndihmuar dhe nga fakti se është afër Gjirokastrës e Sarandës, si pjesë e habitatit turistik të jugut. Ajo sasi të ardhurash prej 10 përqindësh që mbetet në fshat nga kultivimi i kanabisit (pjesa tjetër e të ardhurave është “Lazarati i vërtetë”, ai që nuk mposhtet dot), fare mirë mund të sigurohet nga prurjet turistike. Imagjinojeni: vizitë në truallin e kulitivimit të drogës; dhe qindra turistë që vërviten parcelave, shohin fshatarët se si kujdesen për çdo proçes, se si hedh shtat bima, si korret e amballazhohet më pas; pa do priten e përcillen me bujari nga banorët, do hanë e do pijnë me ta, do flasin e bisedojnë, për të marrë me vete impresione nga më të rrallat, prej një fshati që është pëllëmbë e drogë, por që çuditërisht gjurmë të mafias nuk shihen asgjëkundi. Do ishte një turizëm vërtetë i rrallë!  / E.H.                  

Share This Article
6 Comments
  • Me lejoni te pergjigjem me nje pyetje ..!
    A mund te jete Hollanda nje destinacion turistik…???
    Mos e krahaso me Hollanden , do thone njerezit , se eshte ne nivele shume me te larta se sa luftrat per dominance dhe tradhetite qe perdorin ndermjet njeri-tjetrit Lazaratasit.
    Po me te vertete , ashtu eshte . I ndajne bote te tera.
    Kam shume here neper coffee shopet e Mastrichtit dhe Amsterdamit.
    Nuk krahasohen shikimet e buta te shiteseve ( femerore) hollandeze ,
    me vezhgimet ,e egra dhe mishengrenese te ndjekur nga policia ,
    te trgetareve Lazaratas.
    Por ne nje pike ata kane nje te perbashket Universale. .. :
    Ofrojne nje mall , per te cilin keshtu siç jemi deshmitare te gjithe, ka nje kerkese te pafundme.
    Atehere perse te mos e bejme edhe ne kete hap perpara ..???
    Duke i nxjerre nga ilegaliteti,shume familje dhe shume e shume vende te reja pune.
    Dhe bashke me keto ,edhe 4 miliarde € (!!!!!!!!) prodhim ne vit..????

    Nuk do te jete e lehte , nuk diskutohet. Bile duhet shume disipline.!
    Por ama kush nuk rrezikon , nuk fiton.
    Le te behemi nje Hollande e vogel ne juglindje te Europes.
    Rruga me drejte do te ishte REFERENDUMI.
    Pastaj nuk do te kishte me njeri te hapte gojen kunder.
    Me rrespekt.

  • Në qoftëse doni të hyjmë në Europë,mos i bini më në qafë Lazaratit e Lazaratasve se ata që dredhin cigare nga të Lazaratit janë në Bruksel dhe janë ata që e kanë në dorë këtë punë.Të hyjmë njëherë në evropë pastaj shohim e bëjmë.Shumë shumë do kemi edhe ca Lazaratër të tjerë e kjo nuk sjell ndonjë gjë të keqe.Do kemi më shumë të punësuar dhe më shumë të ardhura nga taksat.Më mirë ta prodhojmë vetë se sa ta importojmë.Vetëm se duhet bërë më shumë kujdes për cilësinë.Këtu në greqi nuk para preferohet.Ata që kanë hedhur idenë për të legalizuar hashashin nuk flasin kot,dinë çfarë thonë.Të zëmë ndonjë dorë para tani sa nuk është legalizuar se pu u legalizuar do i bjerë dhe vlera.Po edhe këta që kemi e ata që kishim sikur të dridhnin nga një cigare bashkë mirë do bënin se mbase merren vesh më mirë.Është fat që kjo bimë përshtatet me kushtet tona klimatik-politike dhe ne s’duhet ti biem fatit me shqelm.

  • liçencë…??????
    Kur te fillojne te rrjedhin miliardat e € , jo liçence , po çafare nuk te japin , “baballaret ”
    Duhet te thuash , qe miliardat duan nje rigorozitet te atille , i cili ne si popull nuk na karakterizon .
    Atehere duhet te mbyllim gojen dhe te merremi me ate qe dime te bejme me mire…!!!!
    ?????????????????
    Meqe ra fjala ,,,, çfare dime te bejme me mire ne si popull.??
    Me mire se ballkanisit e tjere , qe na rrethojne…????
    E veshtire si pyetje……. !!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *