SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje DITA. Më vjen edhe për të qeshur edhe për të qarë kur lexoj çfarë thotë sot Saliu për Zogun.
Nga një gazetë RD e 1994-s, shkëputa këto fjalë të Berishës: “…Revolucioni i qershorit 1924 [i Fan Nolit] hapi për ne, epokën e ndritur të demokracisë. Ky revolucion u realizua jashtë çdo aleance të dyshimtë apo marrëveshjeje komprometuese që kish nënshkruar dhe do të nënshkruante më pas Ahmet Zogu për të siguruar e ruajtur fronin e tij…. [Ndërsa] dhjetori i vitit 1924 [kur rierdhi në pushtet Ahmet Zogu] ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë së Fan Nolit nga Ahmet Zogu me mbështetjen e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare. [Dhe pas kësaj] Shqipëria njohu për 68 vjet me radhë vetëm mynxyra, pushtime tiranira, dhe diktatura nga më të egrat….”
Fjalët më sipër i ka thënë Berisha në 1994. Se Berisha bëhet zogist e fanolist si ti fryjë era e pushtetit, për këtë nuk e ka fajin populli, as opozita.

Jam i sigurt sekretar partie fshati ke qene.
Or maloku Mark ! Sekretar partie ka qene Qeni Sali Berisha dhe ti,ke qene edhe je , kelyshi i tij !
Eshte per te vene duart ne kok me keta tipa interesaxhinjsh te pa fe dhe te pa moral. Hajdut me çizme te pa ndalshem. Eshte vertet per t’u shqetesuar me tipa te tille.