Nishani: Qeveria të ndalë sulmet ndaj presidentit

anazapta

Kreu i shtetit Bujar Nishani përmes një shkrimi i ka kërkuar qeverisë që t’i ‘shkul veshin’ Ministrit të Brendshëm për shantazhet që ky i fundit po i bënë gjyqtarëve dhe Presidencës.

Presidenti Nishani shkruan se “Qeveria të ndalë urgjentisht shantazhimin e gjyqtarëve nga Ministri i Brendshëm. Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj Presidentit të Republikës, roli kryesor i të cilit në këtë mes nuk është t’u përgjigjet letrave të hapura kundër “gjyqtarëve të lidhur me krimin” që të kujtojnë stahanovizmin sovjetik, Daci Bao-t maoceduniane

Sipas tij, Ministri i Brendshëm në mënyrë të përsëritur ka tentuar të transferojë përgjegjësitë nga vetja tek Presidenti i Republikës.

“Ministri, në pamundësi të frenojë institucionalisht dhe individualisht fluksin e krimeve që po ndodhin, përmes transferimit të përgjegjësisë tek Presidenti, rreh të pakësojë fluksin e kritikave që po i bëhen. Transferimi i përgjegjësisë nga një individ tek një tjetër individ, ose nga një institucion tek një tjetër institucion, me të gjitha kombinimet e shumta në mes, është një ping-pong individual dhe institucional tepër i rrezikshëm”, shkruan Nishani.

Duke i bërë thirrje qeverisë të ndalë këto sulme, Kreu i Shtetit vlerëson dhe çështjen e përgjegjësive nga institucionet e ndryshme. “Mosmarrja e përgjegjësive në demokraci është cilësi rrënuese dhe fatale”, thekson Presidenti.

 

Shkrimi i plotë i Presidentit Nishani me titull: Mbi përgjegjësinë

Shteti diktatorial, me strukturën e tij të thjeshtë shtypëse, duket i fortë, por është i dobët, dhe provizor, jetëshkurtër. Shteti demokratik, me mekanizma të ndërlikuara dhe ligje të shumta, duket i dobët por është i fortë, dhe jetëgjatë.

Shpjegimi është i thjeshtë: Diktatura zgjat relativisht pak, dhe ngec, kalbet dhe shembet, sepse në diktaturë përgjegjësitë janë të përqendruara tek Një individ. Demokracia zgjat shumë më tepër, epet, përkulet, sigurisht dhe vuan, sidomos në fillimet e saj, por mbijeton, sepse në Demokraci përgjegjësitë janë të shpërndara tek të gjithë individët.

Mosmarrja dhe moszbatimi i përgjegjësive në Demokraci, është fatale. Pa mbajtjen e përgjegjësive prej secilit individ, Demokracia nuk ekziston. Mosmarrja e përgjegjësive është ajo cilësi rrënuese që Demokracinë e denatyron, e hedh pak nga pak në humnerë dhe rrezikon që ta kthejë në një episod tepër të rrezikshëm dhe të frikshëm: në diktaturë.

Mbarëvajtja e një shteti demokratik varet nga ruajtja e ekuilibrit, brenda marrëdhënies që lidh mbajtjen ose mosmbajtjen e përgjegjësive, me, respektivisht, shtimin ose pakësimin e Lirisë. I mban përgjegjësitë që të përkasin – je i lirë. Nuk i mban përgjegjësitë – nuk je i lirë, je skllav.

Ku jemi ne shqiptarët nga pikëpamja e mbajtjes së përgjegjësive dhe të qenit të lirë? A funksionon organizimi ynë institucional, shoqëror, politik, ekonomik qytetar, në raport me marrjen ose mosmarrjen e përgjegjësive që secilit individ dhe secilit institucion i përkasin? Sigurisht kemi bërë dhe po bëjmë përparime.

Zinxhir i pafund i përgjegjësive dhe lirive; morale, ligjore, individuale, institucionale, komunitare, private, shoqërore, që ndjekin njëra-tjetrën pa u ndalur, është pjesë e një “agregati” që tek ne funksionon. Funksionon, sepse ne shqiptarët, bashkë me zgjedhjen për të jetuar të lirë, i kemi marrë përsipër përgjegjësitë e zgjedhjes që kemi bërë, kemi marrë përsipër barrën për të paguar çmimin përkatës. Megjithatë, meqenëse shtimi i Lirisë kushtëzohet nga marrja përsipër dhe zbatimi i përgjegjësive, një numër individësh ende jo i pakët, për arsye nga më të ndryshmet, që variojnë nga moskuptimi, paaftësia, pamundësia, e deri te mosrespektimi i përgjegjësive për qëllime të mbrapshta, stepen, frikësohen, ngurrojnë, që në fund të fundit do të thotë se me apo pa dashje, duke mos marrë përgjegjësitë kanë refuzuar liritë.

Refuzimi i Lirisë që rrjedh nga mosmarrja e përgjegjësive, fatkeqësisht, nuk është ndër ne një dukuri e rrallë. Refuzimi Lirisë, çfaqet më së shpeshti si “transferim i përgjegjësisë”. Transferimi i përgjegjësisë nga një individ tek një tjetër individ, ose nga një institucion tek një tjetër institucion, me të gjitha kombinimet e shumta në mes, është një ping-pong individual dhe institucional tepër i rrezikshëm që nëse vazhdon shndërrohet në një shtjellë përpirëse brenda së cilës po ramë, zor se dalim dot. Për ilustrim, rasti i fundit i kësaj dukurie negative sa e dëmshme dhe e rrezikshme, është ai i Ministrit të Brendshëm i cili në mënyrë të përsëritur ka tentuar të transferojë përgjegjësitë nga vetja tek Presidenti i Republikës. Ajo që më së shumti bie në sy në këtë rast është diçka joserioze, e padenjë, banale: Ministri, në pamundësi të frenojë institucionalisht dhe individualisht fluksin e krimeve që po ndodhin, përmes transferimit të përgjegjësisë tek Presidenti, rreh të pakësojë fluksin e kritikave që po i bëhen.

Me keqardhje detyrohem të qartësoj Ministrin duke i vënë në dukje disa gjëra;

– Faktin se ndërkohë që duhet të jetë dhe duhet të komunikojë si ekspert që zbaton Ligjin, po reagon dhe komunikon si njeri i medias, është një lëvizje manipulative trashanike.

– Nuk i falet Ministrit të mos e dijë se Drejtësia, ajo që është, ashtu si është, dhe gjithçka që lidhet më të, duhen respektuar pa asnjë mëdyshje, pa asnjë hezitim, sado të këqija apo të padrejta të duken.

– Respektimi i Drejtësisë, dhe përpjekjet për ta përmirësuar Drejtësinë, të cilat Ministri i bën lëmsh, janë dy gjëra të ndryshme që kurrsesi nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën.

– Pretendimi për ta përmirësuar Drejtësinë duke mos e respektuar, është një gabim shumë i madh, tejet i dëmshëm, tepër i rrezikshëm, që nuk i lejohet absolutisht askujt, e jo më një Ministri.

– Pretendimi për ta identifikuar Presidentin e Republikës me Drejtësinë në përgjithësi, është një sulm politik, një “naivitet” malinj i pashoq.

– Ministri i Brendshëm nuk mund të “gjykojë” një vendim Gjykate. Aq më pak kur rastet në fjalë janë ende në gjykim. Është i pari rast në historinë e Shqipërisë post-diktatoriale që një Ministër i Brendshëm “gjykon” një vendim Gjykate, dhe nuk e le ta bëjë këtë një Gjykatë më e lartë.

– Policia e Shtetit të përmbushë detyrat e saj duke bërë sa mundet në parandalimin e krimeve, mes tjerash, si në rastin në fjalë, duke mbajtur në mbikëqyrje personat ende në gjykim.

– Për verifikimin e shkeljeve procedurale në gjykata, Qeveria të mos aktivizojë Ministrin e Brendshëm, por atë të cilit i përket kjo detyrë, Ministrin e Drejtësisë.

Në kujdes të pandërprerë për të marrë dhe zbatuar përgjegjësitë e mia si President i Republikës, e siguroj shumicën parlamentare, se do jap të gjithë mbështetjen institucionale në ndërmarrjen sa më parë të reformave të nevojshme në Drejtësi sipas modeleve më të mira evropiane, për rritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit të punës së sistemit gjyqësor.

Qeveria të ndalë urgjentisht shantazhimin e gjyqtarëve nga Ministri i Brendshëm.

Qeveria të ndalë urgjentisht sulmet politike ndaj Presidentit të Republikës, roli kryesor i të cilit në këtë mes nuk është t’u përgjigjet letrave të hapura kundër “gjyqtarëve të lidhur me krimin” që të kujtojnë stahanovizmin sovjetik, Daci Bao-t maoceduniane, Fletë Rrufetë enveriste, por ai i garantit për të mos lejuar interferimin e Drejtësisë me pushtetet e tjera, dhe mbrojtjen nga rreziku i kapjes së saj nga grupet e interesit.

Drejtësia ndreqet duke e respektuar Drejtësinë. Drejtësia ndreqet duke marrë secili përgjegjësitë që i përkasin, pra duke vepruar institucionalisht. Duke denoncuar në Prokurori gjithçka që vlerësohet e padrejtë, e dënueshme, kriminale, etj.

Ka ardhur koha që më së fundi edhe ne t’i dimë dhe t’i aplikojmë këto të vërteta kaq të thjeshta dhe kaq të dobishme. Ka ardhur koha që në rrugën e vështirë të progresit ne të mos mbyllim, por të hapim korridore Lirie, të mos ngremë, por të sheshojmë pengesat ndaj njëri-tjetrit.

Të bëjmë çmos ta “drejtojmë” Drejtësinë. Duke mbajtur dhe zbatuar secili përgjegjësitë e veta. Qytetari i pari. Me respektimin e Ligjit, seriozitetin, punën, votën e vet. Pastaj politikani, ligjbërësi, prokurori, gjykatësi, polici etj.

Shqiptarët kanë dëshmuar se dinë t’i marrin dhe zbatojnë përgjegjësitë.Progresi i deritanishëm është prova.

 

Share This Article
15 Comments
  • O Bajaro, thona na tironcit, tina thu qi hajdutit mos i thoni hajdut po thujini sali, tina thu qi kur e shef hajdutin mos e prek po thuj puna mar.
    O Bajaro troç mahabeti na çave gajden desha me thon TRAPIN!!!
    O sa kom qesh sa kom qesh!!!

  • Dhe ky quhet President i gjithe shqiptareve
    Me vjen per te vjellur kur lexoj keto epitafet e ketij rreshteri
    Sa nivel i ulet dhe ofendues per shumicen e shqiptareve
    Nuk e di se cfare pret PSéLSI por menjehere pas Qershorit ketij i duhet treguar vendi

  • Oh Buçi o jari ore po paske rreshkitur keq o torre
    Ku i ke kompetencat ti o zgjebe po si je katanis si nji klloshar e bir lopçari llafos o jari o oficeri i enverit po çfare te mari tyja qiveria o jar shkuma ore po flet me men apo flet me paranoja or uloku i salih xhozepines je ti .
    Mblidhi mend o derzi shko Relaksohu te pallati i zogut pi nji kafe te mire terhiqi nji arranxhade me akull dhe pastaj llomotit per qeverine dhe per Ministrin .
    Pse te duket ty o kok bosh se ministri po te jep shpjegime me ane te Postes se zotrote nuk hap as deren e kafese per bisedim
    kush je ti ore kopuku saliut po Kjo mazhorance e kjo qeveri i ka aqe vota se firmen tate te dhjere ta nxjerri pa pune e pa boje or derziu ti qe vuan dhe nga semundjet te ndryshme te cilat ndikojne ne veprimtarine tate si president i Albanistanit
    Shko shikohu ne pasqyre o rrush i qelbur dhe pastaj vertitu neper ode se te paska hik petlla o Komandanti i forcave te shurres je ti.
    Pika president i semure pa kembe e dore ne ket Planet vetem ky eshte Jari i saliut jar tartabiqi jar mehmeti kodoshi i shkolles se bashkuar te oficerave .
    ik ik jari ik bej shurren se per xhumur bashkan ti nuk je ti je per salla dominoje dhe letra bixhozi per te kalu kohen tuj pi Arranxhata o jar o zylyf efendiu i salih gjakatarit.
    Rri urte e bute mos nxirr Krriminele nga burgjet se do ikesh per lesh o edepzes qenke ti
    ptyyyyyyyyyyyyy kopuku dhe sakat dhe tinzar ku marifetxhiu i pd .

  • A TU PER TU ME “PRESIDENTIN”

    Te vura ne thonjeza sepse me qendrimet tuaja nuk ke qene e nuk do te jesh kurre presindenti i im dhe as i miljona shqiptareve qe nuk te kane zgjedhur.
    Duke filluar nga nderrimi i emrit qe ke bere ne kete sketerre vitesh te tranzicionit, nga letrat urdheruese qe ke shkruar per pushimin e dhjetera punonjesve jo aderues te filozofise tende, nga punesimi i privilegjuar i bashkeshortes pa konkurs e jashte rregullave e ligjeve ne Banken e Shqiperise te drejtuar nga gangsteri Fullani, nga kokefortesia ne mbrojtjen e gjeneraleve, ambasadoreve, prokuroreve e gjyqtareve e te tjera figurave ne postet kyçe te drejtimit te shtetit edhe pse ne konflikt te hapur me etiken e moralit te paster e te pa anshmerise ne karrieren e tyre pushtet ushtruese.

    Edhe mund te kesh te drejte, ne se do flisnim per nje vend normal, ku perplasjet djathtiste-majtiste mund te inkuadrohen ne dialektiken e paster te ideve konkuruese te gjetjeve origjinale te zhvillimit te ardheshem te shoqerise. Por bashkejetesa shtet-shkaterruese e gjithe ketyre viteve, sygjerojne nje kendveshtrimi krejt te ndryshem nga sa pershkruan ti per rigjetjen e konsensusit dy partiak ne sherbim te kauzes mbareshqiptare te pranimit ne BE.

    Le te marrim daljen me te fundit te zedhenesit tend ne KLD per ngjarjen makabre te vrasjes se nje killeri profesionist siç ishte Nika, per te cilen pergjerohesh e kerkon te shitesh si farisej i humanizmit te pa ndotur, si engjell qiell-ardhur ne boten pa mekate.

    Elis Kuçi, si spurdhjak i teorive kospiracioniste te te vetequajturve pishtare te drejtesise, te cilin aq shume e misheron, percjell nje mesazh kriminal e neperkembes per restaurimin e drejtesise ne vendin tone.

    Po ti hedhesh nje sy vendimit te Gjykates se Apelit, per rastin e lirimit te Nikes, ne shikim te pare vendimi duket si tejet i drejte. Mungesa e nje ligji per kohen maksimale te dhenjes se nje deshmie, sipas arsyetimit te ketyre paladineve ligj krijues te Gjykates se Apelit, bazohet ne nje llogjike te paster (de jure), por siç tregon edhe historia e tere ketyre viteve te tranzicionit, si baze e mundeshme mund te jete korrupsioni (de facto) qe te gjithe nevojtaret, qe per vete kompleksitetin e jetes jane te detyruar te perplasen ne dyert e drejtesise, e mbartin ne kurrin e tyre.

    Kalimi i “gjetjes se fajtorit” ne duart e Ministrit te Drejtesise, ben pjese ne kete loje te rrezikeshme qe vazhdon te masakroje te drejten dhe pritshmerine e shqiptareve per te patur drejtesi te paster. Dihet qe llogjika e korruptuar e gjykatesve te Apelit, ne marrjen e nje vendimi te tille, nuk ka skkelur ligjin, sepse ai mungon.

    Ne nje drejtesi te drejte nje arsyetim i tille eshte edhe i pranueshem, por jo per rastin konkret: gjyqtaret si ne mijra raste te tjera kane vene ne plan te pare interesat e tyre te ndyra te pasurimit personal me çdo kusht e mjet edhe ne kundershtim te hapur me llogjiken e paster.

    Dhe sikur te mos mjaftonte ky rast, nxorren edhe marjoneten tende mediatike, Elis Kuçi, te sfidoje Ministrine e Drejtesise per kallzim ligj-shkeles te klanit kriminal te sh-drejtesise, qe shume me pasion e mbroni dhe perfaqesoni.

    Dhe me kete “esse hipokrizie” kerkon te perforcosh edhe me shume kete arrogance jashte qytetare te nje rrugaçi plenprishes, duke shfrytezuar edhe figuren mediokre te Saimir Taririt te muhametgjollesheve te koheve qe shkuan.

    Morali i stilit enveroxhist te hakmarrjes e mposhtjes se “armiqve tuaj” me te cilin je edukuar e rritur nuk mund te ringjallet ne Shqiperine e shekullit te 21-te. Perpjekjet per tu shitur si modern e largèpames nxjerrin me ne pah keqedashesine qe te bren ne thellesine e shpirtit aventurier e antishqiptar qe te mban frymen gjalle.

    Edhe Elvis Çefa pak dite me pare u prenoncua me frazen “Integriteti profesional i gjyqtarit eshte i lidhur me pagen qe merr”, duke vazhduar te sfidoje nje popull te tere me lojen e ping-pongut, duke kerkuar ti lere kopilin tek dera ministrit e kryeministrit te turnit.

    Nuk mund te quhet ndryshe vetem llogjike gangsteresh kriminale qe luftojne drejtesine nga podiumet me te larta te saj, duke filluar nga vete dordolecizmi qe te karakterizon – lartmadheria juaj Bujar Nishani.

    Prandaj do te te keshilloja: nese pretendon te jesh ai qe kerkon te shitesh e nese me te vertete do qe shqiptaret te te shohin me respekt dhe mirenjohje, reflekto pak me shume edhe per te miren e popullit sovran te cilin arbitrarisht e perfaqeson, sepse nuk te ka zgjedhur e nuk mund te te zgjedhe per te kaluaren tende, per te tashmen konflikt-kerkuese e per te ardhmen e erret qe mund ti shkaktosh endrrave te shqiptareve per te jetuar me mire duke u pranuar ne gjirin e BE-se.

  • Nishani perpiqet me kot te na bind se eshte komandanti. Me keqardhje, nuk eshte komandanti, por marionete .

  • Ç’po degjojme e ç’po na shohin syte ketu jane te shumte dhe te çuditshem salarinjte, qe nga tifozi i rruges midis turmes dhe militanti, deri tek mustaqeliu,sherbyesaxhiu, qe ka zgjedhur te quhet me emrin “nishanberipalli” i shtrunges.Ai qe nuk ka lene gje pa bere se bashku me Salariun per te mbajtur nen sundim te gjitha pushtetet, ai qe ka mashtruar me deklarimet e pasurive,me licensat e mediave, me institucionet e se drejtes, duke u komprementuar me sahanlepiresit e tipt te Zhukes,Bushatit, Çefes, ai qe eshte menderosur ne postin e ministrit te drejtesise dhe atij te brendshem, ai qe zgjidhet per perulje,ortakeri dhe korrupsion ne krye te presidences don te beje alibi per t’iu shmangur “allasalarisht” se vertetes, me disa formulime foshnjore qe te bejne per te qare e per te qeshur.Boll, kuptojeni se marrezite tuaja kane dale sheshit dhe nje dite do t’iu kape ndonje zhelefine tjeter per zhelesh dhe do te provoni kenaqesine e te kruarit prej qejfit te leshit brenda dyerve te qenefit.

  • Qe Ministri i Brendshem eshte axhami, emocional, i pa-eksperience, i pa-pershtatshem per postin, i nxituar, allogjik e plot i/a/pa/ te tjera, kete e ka bere fare mire ne 2 muajt e pare; te gjithe e shohin. Por qe nje dokument i tille del nga Zyrat e nje Presidence…
    —

    [ Shteti diktatorial, me strukturën e tij të thjeshtë shtypëse, duket i fortë, por është i dobët, dhe provizor, jetëshkurtër.

    Shteti demokratik, me mekanizma të ndërlikuara dhe ligje të shumta, duket i dobët por është i fortë, dhe jetëgjatë. (artikulli – par-Ire) ]

    Libianet detyroheshin te lexonin “Librin e Gjelbert” (Green Book) te Gadafit, ky i fundit duke dashur ti emancipoje ne te “Drejtat e Gruas” shkruante:

    Gruaja eshte si Burri.

    Gruaja merr Fryme – Burri merr Fryme
    Gruaja pi uje – Burri pi uje.
    Gruaja ha ushqim – Burri ha Ushqim
    Gruaja fle Gjume – Burri fle gjume.

    Xhevahire te tilla – s’po i ekzagjeroj fare- jane ne te gjithe Librin, e lexon kete “leter Presidenciale” dhe mendon… si/kush harton Dokumente te Tilla?!

    …e po vazhdoj me par e Fundit, me te cilin … nese do isha Mesues Gjuhe/Letersie do e NGELJA ne Klase nje nxenes 15 vjecar!

    —
    Drejtësia ndreqet duke e respektuar Drejtësinë.
    Drejtësia ndreqet duke marrë secili përgjegjësitë që i përkasin, pra duke vepruar institucionalisht.
    Duke denoncuar në Prokurori gjithçka që vlerësohet e padrejtë, e dënueshme, kriminale, etj.
    Ka ardhur koha që më së fundi edhe ne t’i dimë dhe t’i aplikojmë këto të vërteta kaq të thjeshta dhe kaq të dobishme.
    Ka ardhur koha që në rrugën e vështirë të progresit ne të mos mbyllim, por të hapim korridore Lirie, të mos ngremë, por të sheshojmë pengesat ndaj njëri-tjetrit.
    Të bëjmë çmos ta “drejtojmë” Drejtësinë.
    Duke mbajtur dhe zbatuar secili përgjegjësitë e veta.
    Qytetari i pari.
    Me respektimin e Ligjit, seriozitetin, punën, votën e vet.
    Pastaj politikani, ligjbërësi, prokurori, gjykatësi, polici etj. Shqiptarët kanë dëshmuar se dinë t’i marrin dhe zbatojnë përgjegjësitë.
    Progresi i deritanishëm është prova.
    —-

    Trakt!
    Replike Parlamenti!
    Muhabet Tavolinash!
    Gjuhe Tranzitive e Tranzicionit….

    GJUHE Shqipe e per Dokumenta Shteterore, s’ka si te jete!

  • Kjo leter e Presidentit qe fillon me ca predikime te shkruara ne formen e hartimi t te nje gjimnazisti eshte jo vetem turp per Presidentin, por tregon se dhe ndihmesit qe ia kane shkruar jane te nje niveli shume te ulet.
    Si mbahen ne presidence njerez me nivel te tille te ulet, qe ndertojne fjalite pa folje ne nje shkrim presidencial.
    Ah sa poshte ka rene arsimi shqiptar ne kete cerekshekulli te sundimit te pseudointelektualeve dhe shpellareve. Zoti na ruajt ku po e shpie kjo klase politike Shqiperine tone! .

  • o jari i sali malokut, po a e di ti qe TAHIRI eshte minister i brendshem me i suksekshem i qeverise SHQIPTARE dhe jo i miloshevicit qe flet per te me urrejtje me gjuhen fashiste te PD-es?drejtesia mbulohet nga presidenti dhe jo nga ministri i brenshem.tahiri te thot per gjyqtaret me emra qe marrin para lirojne kriminelet e kapur nga policia,ti kete e quan pune te mire te gjykatave?apo bashke me kupolen kriminale te PD-es keni krijuar shtet brenda shtetit kunder popullit Shqiptar,sepse populli nuk ju ka votuar.o jari mustaqelliu mos harro se nuk je president i votuar nga 85 deputet.nuk e ke te gjate bashke me kriminelin sali.

  • IK ORE GAGAC SE MIR QE JE I PA AFT PO CFAE KERKON NGA QEVERIJA TI TE FERKJ KOKEN TI E DI DHE VET QE PO TELENDIS DYNJAN VETEM PRESIDENT NUK MUDT TE QUHESH

  • Ka njerz fatkeq qe nga mosha apo semundja nuk degjojne nga veshet,por ky presidenti i PD,nuk degjon me dashje te pakten te thirrjeve nderkombetare per drejtesin e korruptuar dhe te behet reforme e thelluar ne kete sistem.Por dihet ku flë “lepuri”.Po u be reforma mire duhet te largohet i pari Nishani e mandej kokat e gjykatave e prekuroreve te vendosur nga PD-Sala pergatitur ne kurse 6 mujore te plepat, per te mbrojtur pasurit perrallore qe ka vene gjith shpura e te djathteve ne kete vend,me teorin:”te prishet çdo gje e ndertuar ne komunizem” dhe me pas te shit-blihej per 5 leke.Pd duhet te nxirret jasht ligjit dhe jo PK,PS,ku drejtusit e tyre i lan femijt fukarenj,ndersa Argita e Shkelzeni e CO jane bere miljardier ne kurris te popullit.Z.Rama-Meta duhet te veprojne shpejt me siet. e drejtesise,ku mesaduket Meta ka komplekse se edhe ai nuk eshte pa gjë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *