Ka ndërruar jetë në Boston në moshën 61 vjeçare Zeituni Onyango, një nga hallat keniane të presidentit amerikan Barack Obama e cila prej vitesh jetonte në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avokatja e saj, Margaret Wong, bëri të ditur se gruaja prej kohësh vuante nga kanceri dhe problemet me frymëmarrjen. Onyango, motra e babait të Obamës u transferua në SHBA nga Kenia në vitin 2000. Në vitin 2004 një gjykatës urdhëroi dëbimin e saj nga vendi, por ajo vazhdoi të qëndronte në mënyrë të paligjshme në vend deri sa në vitin 2010 një gjykatës tjetër i lejoi qëndrimin me justifikimin se nëse do të kthehej në Kenia, jeta e saj do të ishte në rrezik për shkak të lidhjes së saj me Obamën. Ekzistenca e hallës së Obamës u bë publike nga Associated Press pak para zgjedhjeve presidenciale të 2008-ës.

Kontrolloni se do te kete edhe te tjere kulufa nga fisi i aferm i Obames, qe jetojne ne menyre te paligjeshme ne Amerike. Kjo eshte prejardhja e Presidentit te Botes, qe siuata ne arenen nderkombetare i ka ikur per lesh, si ne Siri dhe ne Ukraine, totalisht i pa afte, per te bere zgjidhje, e ka fyndosur dhelpra Putin. Mbeshtetja e tij ne Amerike edhe per shkak te politikave te deshtuara brena vendit, si ne sigurimet shendetsore, ne papunesine qe eshte e larte etj, e kane cuar ne kuotat me te uleta qe ka pasur ndonje here nje president.