Itali, brenda dy ditëve shpëtohen 4 mijë emigrantë

anazapta

Italia thotë se dy ditët e fundit ka shpëtuar 4 mijë emigrantë në Detin Mesdhe. Ministri i Brendshëm Angelino Alfano tha se operacionet e shpëtimit dhe të mbërritjes së imigrantëve kanë vazhduar pa pushim dhe se gjendja urgjente e shkaktuar prej këtij fenomeni po keqësohet.

Ai i kërkoi Bashkimit Evropian të bëjë më tepër për të ndihmuar survejimin nga policia të ujërave të Detit Mesdhe, duke thënë se dhjetëra miliona dollarët e dhënë për këtë operacion nuk e kanë zgjidhur problemin.

Italia është porta për në Evropë e imigrantëve afrikanë, që kërkojnë t’i shpëtojnë luftës, varfërisë dhe trazirave politike në vendet e tyre. Italia filloi një operacion të përhershëm detar shpëtimi në fund të vitit të kaluar, pas vdekjes së më tepër se 400 imigrantëve nga mbytja e anijeve në brigjet e italiane.

Alfano dënoi personat që organizojnë udhëtimet e rrezikshme me det nga Afrika Veriore, duke i cilësuar ata “tregtarë të vdekjes”. Ai tha se rreth 1 mijë e 500 imigrantë kanë mbërritur këtë vit në Itali dhe se qindra mijëra të tjerë janë gati për t’u nisur me anije kontrabandë nga Libia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *